Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Iranianët nxjerrin të dhënat e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku

Lapsi.al 20 November 2022
Iranianët nxjerrin të dhënat e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku

Iranianët vijojnë të publikojnë të dhënat e marra në sistemet shqiptare. Mbrëmjen e së dielës ata kanë publikuar të dhënat personale të kreut të policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Po ashtu janë publikuar edhe të dhënat e nëndrejtorit të SHISH, Oljan Kanushi. Bëhet fjalë për të dhënat e tyre personale me gjeneralitetet e plota të identitetit, adresa, numra telefoni, etj. Aty janë edhe dokumentet që disponojnë.

Iranianët kanë nxjerrë edhe lëvizjet e tyre jashtë shtetit apo edhe numri i automjeteve që disponojnë.

Po ashtu janë publikuar edhe të dhënat e nëndrejtorit të SHISH, Oljan Kanushi. Bëhet fjalë për të dhënat e tyre personale me gjeneralitetet e plota të identitetit, adresa, numra telefoni, etj. Aty janë edhe dokumentet që disponojnë.

LEXO EDHE: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

Në listë janë lëvizjet e tyre jashtë shtetit apo edhe numri i automjeteve që disponojnë. Kështu nga viti 2005 deri në prill të vitit 2021, Muhamet Rrumbullaku ka dalë 45 herë jashtë vendit. Figuron që ai të ketë udhëtuar edhe 3 herë me charter.

Ndërsa Kajushi ka gati 2-fishin e udhëtimeve të Rrumbullakut. Ai ka dalë nga vendi plot 95 herë nga viti 2004 deri në prill të këtij viti. Shumicën e lëvizjeve i ka me autoveturë nga pika të ndryshme kufitare. 

Në kanalin e tyre në Telegram, hakerat kanë publikuar edhe një mesazh.

“Ne jemi më afër jush sesa shpirtrat tuaj. Në vend që të zëvendësoni zyrtarët e institucioneve të korruptuara qeveritare, mendoni për reformimin e strukturës korruptive. Çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri dhe vende të tjera do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar” – thuhet në mesazhin e hakerave të Homeland Justice.

Deri tani hakerat iranianë kanë nxjerrë të dhënat e kryeministrit Edi Rama, kreut të SHISH, Helidon Bendo, ish-drejtorit të policisë Gledis Nano. Më pas ata publikuan listat e punonjësve të SHISH si dhe të punonjësve të policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI