Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

FOTO/ Shkon në 2 metra trashësia e dëborës në Nju Jork

Lapsi.al 20 November 2022
FOTO/ Shkon në 2 metra trashësia e dëborës në Nju Jork

Një stuhi dëbore ka goditur pjesën perëndimore të shtetit të Nju Jorkut. Trashësia e saj ka shkuar tashmë në 2 metra në disa zona. Disa ekspertë amerikanë, të cituar nga media të ndryshme flasin tashmë për një "stuhi historike" të dëborës.

Kjo situatë sipas tyre mund të shkaktojë edhe viktima. Fillimisht ishin reshjet e dendura të shiut që bllokuan disa rrugë. Shumë fluturime u anuluan kur njerëzit priren të lëvizin gjatë fundjavës që çon në Ditën e Falënderimeve.

Zonat më të prekura nga reshjet e dëborës janë ato të liqenit të Ontarios dhe në veri të qytetit Buffalo. Të shtunën në mbrëmje, guvernatorja e shtetit, Kathy Hochul, siguroi se ekipet e operatorëve po punojnë fort për të vënë situatën nën kontroll. Ajo theksoi aftësinë për të parashikuar alarmin nga shërbimet e mbrojtjes civile të shtetit të Nju Jorkut. ©LAPSI.al

dëborës

dëborës

dëborës

Usa, bufera di neve sullo stato di New York: gli esperti temono una "tempesta storica"

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI