Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dosja/ Rrumbullaku 3 herë me charter, kreu i SHISH kaloi kufirin në këmbë

Lapsi.al 20 November 2022
Dosja/ Rrumbullaku 3 herë me charter, kreu i SHISH kaloi kufirin në

Dosja e iranianëve e publikuar këtë të diel ka të dhëna interesante për mënyrën si janë sjellë zyrtarët e lartë të këtij vendi. Ashtu si edhe në rastin e kryeministrit Edi Rama nuk u kanë shpëtuar fluturimeve me charter as drejtues të tjerë të vendit.

Në dosjen që lapsi.al disponon për kreun e policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku shihen të gjitha pasaportat e ndërruara nga Rrumbullaku. Jo vetëm për të, por edhe për anëtarët e tjerë të familjes së tij. Iraniananët kanë publikuar edhe hyrje-daljet nga vendi të kreut të Policisë së Shtetit.

Nga viti 2005 deri në prill të vitit 2021, Muhamet Rrumbullaku ka dalë 45 herë jashtë vendit. Në listë shihet se Rrumbullaku ka kryer edhe 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Rrumbullaku është drejtori i dytë që bie në rrjetën e hakerave pas Gledis Nanos.

Mbrëmjen e së dielës u publikuan edhe të dhënat e Oljan Kanushit që aktualisht është zv.drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit. Megjithatë ai po mban kompetencat e drejtorit pas largimit të Helidon Bendos.

Nga dosja mësohet se Kajushi ka gati 2-fishin e udhëtimeve të Rrumbullakut. Ai ka dalë nga vendi plot 95 herë nga viti 2004 deri në prill të këtij viti. Shumicën e lëvizjeve i ka me makinë nga pika të ndryshme kufitare. Bie në sy se 6 herë ka kaluar kufirin në këmbë, drejt Greqisë. Hera e fundit është regjistruar në vitin 2012 nga pika kufitare e Kapshticës. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

Survejimi te ambasada kineze në Tiranë, hakerat vijojnë publikimet: Prisni për një bombë!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI