Flash

Denoncimi/ Kaskadat hapin portat, por qeveria ble ende energji jashtë

Lapsi.al 20 November 2022
Denoncimi/ Kaskadat hapin portat, por qeveria ble ende energji jashtë

Shirat e 24 orëve të fundit kanë bërë që të rriten prurjet në Kaskadat e Drinit. KESH njoftoi këtë të diel se kuota në Fierzë ka arritur në 269 metra.

“Në këto liqene shkarkohen mbi 13 lumenj dhe përrenj malorë si Valbona, Shala, Mërturi, Bugjoni, Salca, Berisha, Gomina, Gomsiqja, etj. Të gjithë këta përrenj së bashku, kanë sjellë një sasi të konsiderueshme uji që arrin deri në 4,000 m3/s, prej orës 22:00 të datës 19 nëntor dhe në vazhdim” – thuhet në njoftimin e KESH pë kaskadat.

“Nga e gjithë kjo sasi uji e ardhur në liqenet e kaskadës, 30% e kësaj sasie është shkarkuar, ndërsa pjesa tjetër është akumuluar si rezervë energjitike, si rezultat i masave paraprake menaxhuese dhe operative që KESH sh.a. ka ndërmarrë” – thuhet më tej në njoftim.

Por për opozitën ky është një rast për hetim nga SPAK. Sipas nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një kohë kur situata hidrike në vend është e mirë, KESH vijon të blejë energji jashtë vendit.

“Në periudhën më të mirë hidrike në vend KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë hidroçentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.

Kaskada e Drinit ka hap portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë. Kjo është një krizë e thellë keqmenaxhimi që vjen si pasojë e korrupsionit në sistem ku keqmenaxhimi me vetëdije të plotë bëhet vetëm me një qëllim për të grabitur para nga shit-blerja e energjisë. SPAK duhet të hetojë këtë babëzi korrupsioni” - shkruan Brahimllari.

Ndërsa Partia Demokratike me anë të anëtarit të Kryesisë, Eno Bozdo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë ndër të tjera se ai gënjen kur deklaron se jemi në krizë.

“Ne kemi energji, por preferojmë të bëjmë tendera pafund për ta blerë atë jashtë, sepse kështu mbushen xhepat e tij dhe të qeverisë. Ndërsa energjinë tonë, prodhimin vendas e derdhim kot, sepse nuk na duhet, përsa kohë fitimi nga korrupsioni është i garantuar”, shprehet ai.

Më tej Bozdo thotë se “shirat zbulojnë vjedhjen dhe abuzimin qeveritar”, duke shtuar se “nga Komani dhe Vau i Dejës derdhen 2 mijë e 100 m3 rezerva ujore në sekondë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lezha paralizohet nga reshjet e shiut

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesit të kësaj të diele. Si pasojë e reshjeve jan...

12:24

Pax et bonum, panair

Megjithë marrëzitë dhe kritikat që e shoqërojnë, panairi i librit mbetet një prej ngjarjeve dhe zhvillimeve më të mira në vend, që e ben Tiranën njëmend të duke...

12:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI