Flash

Protesta e paralajmëruar Berishës alarmon Ramën, zbardhet porosia për ministrat

Lapsi.al 19 November 2022
Protesta e paralajmëruar Berishës alarmon Ramën, zbardhet porosia

Kur Sali Berisha njoftoi për organizimin e një proteste në Tiranë më 6 dhjetor ,diten kur do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, qeveria është në alarm sepse nuk e di ç’mund të ngjasë atë ditë. Nuk është fjala për dhunë, por qoftë edhe një tubim i zakonshëm i opozitës do t’ia prishte Edi Ramës atë ditë ku si nikoqir i shtëpisë natyrisht ka vëmendje të madhe.

Lapsi.al mëson se vetë kryeministri gjatë pasdites së të premtes iu ka kërkuar ministrave të tij dhe eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste, të bëjnë reagime në faqet e tyre në mediat sociale. Pas porosisë së Ramës nuk kanë vonuar deklaratat. Nga Niko Peleshi te Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Taulant Balla etj. Linja ka qenë pak a shumë njësoj.

Berishën e përshkruanin si demon, si antishqiptar që do të turpërojë Shqipërinë ditën e samitit. E po kështu i kujtonin financimet ruse në PD dhe faktin që është non grata. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Edhe nga radhët e vetë Partisë Demokratike kishte zëra që ishin shprehur kundër mbajtjes së kësaj proteste për të mos cënuar raportin e PD me ndërkombëtarët. Do të tërhiqet Berisha apo jo? Zakonisht nuk ka treguar shumë raste që di të bëjë hapa prapa. Të shohim kësaj radhe.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI