Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti

Lapsi.al 19 November 2022
Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në vendin tonë, duke sjellë vranësira të shpeshat të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje të pakta shiu. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në pjesën e dytë të ditës dhe në zonat Veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kenë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por, pjesa tjetër e Europës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu në Jug dhe Qëndër të kontinentit. Ndërsa reshje në formë dëbore do të ketë në Vendet Nordike.

Kosova

Vlerta e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në Kosovë duke sjellë në të gjithë territorin vranësira të shumta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë edhe rrebeshe shi. Pritet që më të fokusuara reshjet të jenë në zonat Perëndimore të vendit.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë përfshirë të gjithë MV, ku përgjatë gjithë ditës do të ketë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Ku më të dukshme reshje do të jenë gjatë pjesës së ditë të dytë të ditës dhe në zonat Veriperëndimore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI