Flash

Meta: Rama e ka përzgjedhur kompaninë, do të pastrojë paratë te Porti i Durrësit

Lapsi.al 19 November 2022
Meta: Rama e ka përzgjedhur kompaninë, do të pastrojë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga një takim me strukturat e partisë në Lezhë ka denoncuar projektet e qeverisë për rrugët, koncensionet apo dhe inveestimin për Portin e Durrësit, për të cilin akuzoi kryeministrin Rama se “po pastron para”.

“Para pak ditësh, një kompani merr një segment Lekaj-Fier, 44 km për të bërë zgjerim, e gjitha është vetëm zgjerim traseja është aty, shpronësimet janë bërë, 2-3 km rruge vetëm jane te reja, e kjo shkon 360 milion euro pa tvsh.

Ja këtu i con lekët Rilindja e kjo bëhet vetëm me një kompani se ajo është kompani e përzgjedhur nga Edi Rama jo thjesht për të bërë një rrugë por për t’u marrë lekët shqiptarëve në këto forma e për t’i përdorur për qëllimet e tij e për t’i pastruar më pas te porti i Durrësit e në projekte të tjera si ky“, tha Meta.

Ilir Meta: Të rinjve që duhet t'jua heqim nga mendja se largimi nga Lezha e Shqipëria mund t'ju japë një jetë më të mirë se kjo ide është asgjësuese për të ardhmen e Lezhës e Shqipërisë, për familjet tona shqiptare e kombit.

Sot dhe Forbes e rendiste Shqipërinë si vendin e tretë në botë sa i takon të larguarve nga vendlindja, si një vend që ka lënë pas Sirinë, Afganistanin e që janë në gjendje lufte.

Shkaqet këtu ishin e janë të qarta pasiguria e madhe për të ardhmen e korrupsioni i jashtëzakonshëm e mungesa e mundësive për të rinjtë për të pasur një jetë të garantuar me dinjitet me paga që garantojnë dinjitet në shoqëri e mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

Ndaj është koha për të bërë gjithcka që ti japim fund këtij regjimi shpesëvrasës që quhet Rilindje, këtë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm e të mashtruar pasi e para gjë që bëri Rilindja ishte uzurpimi i PS e tjetërsimi i saj.

E ka braktisur qëllimisht bujqësinë e blegtorinë, kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të vendit tonë.

Kur bëhet fjalë për të përfituar nga projektet e BE në vend të përfitojnë fermerët, nuk i fitojnë këta por ata që janë të shitur tek inceneratorët.

Në këtë vend nuk po përgjysmohen vetëm njerëzit por dhe bagëtitë. Ndaj ikin shqiptarët nga mungesa e mbështetjes e perspektivës. Nuk rriten pagat, ikin dhe ata që janë me paga të ulëta.

Nuk rriten pagat se rriten PPP-të, mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja. Vetë Ministria e Financave thoshte pak ditë me pare që nga kontratat me PPP nuk kemi arritur të monitorojmë dot te gjitha, merren lekët e qytetarëve e askush nuk jep garanci që kthehen në shërbim për qytetarin.

Projekt buxheti është përgjigja më e gabuar ndaj krizës që mund të japë një qeveri.

Qeveria në vend të rrisë pagat e pensionet, ndihmën ekonomike, shton dhe 1 miliardë euro të tjera pagesa për 7 koncensione të reja.

Para pak ditësh, një kompani merr një segment Lekaj-Fier, 44 km për të bërë zgjerim, e gjitha është vetëm zgjerim traseja është aty, shpronësimet janë bërë, 2-3 km rruge vetëm jane te reja, e kjo shkon 360 milion euro shkon pa tvsh.

Ja këtu i con lekët Rilindja e kjo bëhet vetëm me një kompani se ajo është kom[ani e përzgjedhur nga Edi Rama jo thjesht për të bërë një rrugë por për t’u matrë lekët shqiptarëve në këto forma e për t’i përdorur për qëllimet e tij e për t’i pastruar më pas te porti i Durrësit e në projekte të tjera si ky.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan, ku një motomjet është përplasur me një mjet të tipit furgon. Drejtuesi...

10:36

Serbia paguan bojkotin e serbëve në Kosovë

Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë braktisur institucionet e Kosovës, vazhdojnë të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga shteti i Serbisë. Në këto kont...

10:13

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI