Flash

Kryeministri britanik Sunak viziton Kievin

Lapsi.al 19 November 2022
Kryeministri britanik Sunak viziton Kievin

Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak të shtunën bëri vizitën e tij të parë në Kiev. Ai u zotua të vazhdojë mbështetjen e fortë për Ukrainën. Kjo gjë ishte në qendër të politikës së paraardhësve të tij, Boris Johnson. Ky i fundit e vizitoi kryeqytetin ukrainas dy herë, dhe nga Liz Truss.

Sunak siguroi gjithashtu një paketë të re të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në rrëzimin e dronëve rusë.

“Britania e di se çfarë do të thotë të luftosh për liri.”, shkroi Sunak në Twitter. “Ne jemi me ju gjatë gjithë rrugës.”

Ai shtoi në një deklaratë se Britania do të sigurojë një paketë të re prej 50 milion £ që përfshin armë kundërajrore dhe teknologji si radarët për të luftuar sulmet me dron. Britania tha gjithashtu se do të rrisë trajnimin që ofron për forcat e armatosura të Ukrainës.

“Ndërsa forcat e armatosura ukrainase arrijnë të shtyjnë forcat ruse në terren, civilët po bombardohen brutalisht nga ajri”, tha Sunak në një deklaratë.

“Ne sot po ofrojmë mbrojtje të re ajrore. Këtu përfshihen edhe armë kundërajrore, radarë dhe pajisje anti-drone. Po rrisim mbështetjen humanitare për dimrin e ftohtë e të vështirë që na pret,” thekson ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46