Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Biznesmenit të naftës i djegin makinën, dalin pamjet (VIDEO)

Lapsi.al 19 November 2022
Biznesmenit të naftës i djegin makinën, dalin pamjet (VIDEO)

Makina e një biznesmeni në Lezhë është përfshirë nga flakët rreth orës 4:00 të mëngjesit në Ishull Shëngjin. Makina është pronë e biznesmenit Ndue Pjetrushi (Noshi) i cilit merret me tregtimin e naftës Kosovë-Shqipëri. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, në ishte incident apo zjarrvënie e qëllimshme.

Policia e Lezhës tha se ka nisur hetimet për ngjarjen. Në njoftimin zyrtar thuhej:

Rreth orës 4:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit N. P. 56 vjeç, banues në Lezhë. Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies." /Lapsi.al

[video width="576" height="326" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/WhatsApp-Video-2022-11-19-at-9.41.29-AM-2.mp4"][/video]

[video width="640" height="1130" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/WhatsApp-Video-2022-11-19-at-9.41.29-AM-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI