Flash

Tragjedia në Rust, së shpejti dokumentar

Lapsi.al 18 November 2022
Tragjedia në Rust, së shpejti dokumentar

Kineastja e "Rust" Halyna Hutchins e cila u qëllua aksidentalisht nga Alec Baldwin, do të jetë subjekt i një dokumentari të ardhshëm.

Projekti është miratuar nga bashkëshorti, Halyna, Matt Hutchins, sipas Variety. Regjisorja e nominuar për Emmy, Rachel Mason ("Circus of Books") është vendosur në krye, ndërsa Julee Metz do të shërbejë si producente për Story Syndicate.

Filmi do të ketë akses ekskluziv në arkivat profesionale dhe personale të Halyna-s. Ai “do të pikturojë një portret të fuqishëm të udhëtimit të Hutchins. Duke filluar që nga rinia e saj që jetonte në një bazë të largët detare sovjetike dhe më pas në Kiev, Ukrainë, për t'u bërë një nga kineastet më të kërkuara”, thuhet në një njoftim për shtyp, për Reporter.

“Dokumentari do të jetë një festë dhe nderim për zanatin e Hutchins ndërsa eksploron rrethanat në xhirimet e filmit “Rust”, Western me protagonistin e Alec Baldwin. Do të tregojë  udhëtimin emocional të atyre që u përfshinë në përfundimin e film”, vazhdoi ai.

“Halyna ishte në prag për të lënë një shenjë të qëndrueshme në kinema. Si regjisore, doja të bëja filma me të. Nuk mund ta imagjinoja kurrë se do të bëja një film për të”, shtoi Mason në një deklaratë.

“Bota humbi një artist të madh. Por unë humba një mike. Fakti që shkëlqimi i saj si artiste u la në hije menjëherë nga rrethanat rreth vdekjes së saj, më dhemb thellë. Ky film na jep mundësinë të ndajmë humanitetin dhe talentin e saj me botën. Të përjetojmë rrugëtimin e bashkëpunëtorëve të saj që punojnë për të përfunduar punën e saj përfundimtare krijuese. Halyna ishte e destinuar për madhështi dhe ajo është ende”, ka shkruar ajo./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Bad Bunny kryeson në Latin Grammy 2022

Bad Bunny arriti një tjetër sukses në karrierën e tij. Artisti kryesoi me 10 nominim në Latin Grammy 2022.  Ai gjithashtu shënoi katër trofe në një sërë kategor...

10:17

Përse Drke ironizoi Taylor Swift

Drake dhe producenti Vinylz ironizuan Taylor Swift pasi këngëtarja qëndroi në vendin e parë në Billboard Hot 100 për të tretën javë me radhë. Drake postoi në...

15:51

Bad Bunny bën histori në Grammy

Bad Bunny ka bërë së fundmi histori në GRAMMY. Ai fitoi një nominim për albumin e vitit , Un Verano Sin Ti. Vetëm dy artistë latinë kanë konkurruar më parë në k...

15:16

Aktivistët, në mbështetje të Amber Heard

Aktivistët dhe ekspertët nënshkruan një letër të hapur duke e quajtur vendimin në gjyqin Johnny Depp kundër Amber Heard "të dëmshëm". Më shumë se 140 organiz...

14:14

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI