Flash

Rama dhe Vuçiçi

Lapsi.al 18 November 2022
Rama dhe Vuçiçi

Hë, po: Nga data 15 kanali shtetëror rus “Russia Today”(RT) nisi transmetimet online, në serbisht! Lajmi është bërë i ditur nga kryeredaktorja e tij Margarita Simonjan:“Nisëm RT-në në Ballkan. Sepse Kosova është Serbi”! – ishte arsyetimi i njëjtë me mbishkrimin në disa ura serbe të autostradës në drejtim të vendit tonë. Pa çka se Rama e Vuçiqi na e shesin “Ballkanin e Hapur” si një projekt që qysh tash po ia shohim hairin!

Nga SELADIN XHEZAIRI

Dy ditë pas fillimit të emetimit të transmetimeve online, në serbisht, të kanalit shtetëror rus “Russia Today”, në Beograd u mbajt edhe një raund i ri i trojkës Vuçiq-Rama-Kovaçevski kushtuar “Ballkanit të Hapur”, një nismë kjo që ka tensionuar raportet edhe ashtu të ndera në rajon: nisma kundërshtohet fuqimisht nga Kosova, ndërsa është bërë mollë sherri edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Polarizim-fërkimet në Evropën Juglindore, po të shikohen nga prizmi i zhvillimeve gjeopolitike në rrafshin ndërkombëtar, duket se shpërfaqin teket ballkanike për protagonizëm që në esencë reflektojnë përçapjet për konsolidim të aleancave për “larje të hesapeve” të të mëdhenjve në kurriz të më të dobtëve.

Nga ky këndvështrim, duket se kanë të drejtë ata të cilët kur e vënë “Ballkanin e Hapur” nën llupë, kur e bëjnë hesapin e plus-minuseve për autorët e iniciativës së kësaj trojke ballkanike, nënvizojnë pa asnjë mëdyshje se është Serbia e Aleksandar Vuçiqit ajo që “nxjerrë dhjamë nga pleshti”: Përmes “Ballkanit të Hapur” Beogradi zyrtar po mundohet që sipas yrnekut të “Botës ruse” të “ribëj” “botën serbe”, duke përdorur si mashë edhe Kishën Ortodokse Serbe e cila po e shtrinë me të madhe, pa hiç pengesa ndikimin e saj gjithandej Ballkanit.

Zhvillimet në Ukrainë, ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë, po edhe në Gjermani, duket se i nxorën esëll edhe politikanët e profilit të lartë në Perëndim të cilët si duket nuk i njohin mirë teket e homologëve të tyre në Ballkan. Pikërisht për këtë arsye, mbase, në fillim të nëntorit u riaktivizua “Procesi i Berlinit” duke shtyrë në plan të dytë “Ballkanin e Hapur”. Kjo u pa edhe nga mungesa e presidentit serb Vuçiq në samitin e Berlinit dhe në vendimin e kancelarit gjerman Sholz që vazhdimi i tij të bëhet jo në Beograd e as në Shkup, por në Tiranë! Po të jenë të vërteta spekulimet Perëndimi (BE&SHBA) me mbështetjen që i dhanë “Open Ballkan”-it në fakt deshën të provojnë politikën e kulaçit e të kërbaçit për politikanët çapkënë nga rajoni se do dinë të vlerësojnë (pa)dëgjueshmërinë e tyre!

Dhe, kur pritej që me zgjedhjen e qeverisë së re të presidentit serb Vuçiq, ky i fundit të heq dorë nga ndeja në dy karrige, kur pritej harmonizimi i politikës së vendit të tij me atë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën e kaluar me “amin”-in serb kanali shtetëror rus “Russia Today”(RT) nisi transmetimet online, në serbisht! Lajmi në Twitter u bë i ditur nga kryeredaktorja e “Russia Today” Margarita Simonjan. Arsyetimi dhe mesazhi i saj ishte i shkurtër dhe tepër i qartë “Nisëm RT-në në Ballkan. Sepse Kosova është Serbi”! Kaq ka shkruar Simonjan për ta kuptuar të gjithë./ KPD

Përtej kësaj, prania e kryeministrave Edi Rama e Dimitar Kovaçevski, në samitin e së enjtes në Beograd, sikur dëshmoi se ata nuk çajnë kokën për thirrjet e Brukselit e të Uashingtonit se nuk do ta tolerojnë më qëndrimin e Vuçiqit në dy karrige. Kjo për shkak se nuk është se në esencë ka ndonjë rezultat të llojit të vet e të prekshëm nga “Ballkani i Hapur”. Sikur mos të ishte kështu, atëherë nuk do të ekzistonin probleme të tipit “targa, dokumente identifikimi, pritje të gjata, të mallrave e njerëzve, nëpër pikat kufitare”…

Nëse Vuçiqi, Rama e Kovaçevski, rrahin gjoks se ata dhe askush tjetër kanë tapinë e “Ballkanit të Hapur”, ata duhet ta konfirmojnë këtë edhe me vepra. Kjo për shkak se zotimet deklarative të kësaj nisme nuk është se nuk i gjejmë, ta zëmë, në kriteret për aderim në BE ose në NATO, apo në dokumentet e CEFTA-së, në qëllimet e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Letra duron shumëçka dhe shumë, thonë edhe në Serbi. Beogradi po e vë gjithnjë e më shumë në jetë objektivin historik serb për dalje në det, përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Kjo aspiratë duket se ka hasur në gozhdë në Podgoricë, ndërsa në Tiranë si duket duhet kohë për ta “përkthyer”. Korridori i Dhjetë nga Serbia përmes Maqedonisë së Veriut për në Greqi është i mirë qarkullueshëm. Për këtë të Tetin vazhdon të flitet e flitet…. Hë, po: Nga data 15 kanali shtetëror rus “Russia Today” nisi transmetimet online, në serbisht! Lajmi është bërë i ditur nga kryeredaktorja e tij Margarita Simonjan:“Nisëm RT-në në Ballkan. Sepse Kosova është Serbi”! – ishte arsyetimi i njëjtë me mbishkrimin në disa ura serbe të autostradës në drejtim të vendit tonë. Pa çka se Rama e Vuçiqi na e shesin “Ballkanin e Hapur” si një projekt që qysh tash po ia shohim hairin!

Të këshilluara

Pse po arratisen shqiptarët?

Një vend i vogël si Shqipëria, pas tre dekadash emigrimi të vazhdueshëm, vijon të përbëjë lajm për nga numri i të rinjve të gatshëm për të rrezikuar jetën, kësa...

15:14

Çfarë u arrit me marrëveshjen e Brukselit?

1. Në Serbi po mburren se me marrëveshjen e djeshme u garantuan dokumentet e qytetarëve serbë që kalojnë nëpër Kosovë. Kjo është “të kënaqesh me asgjë të re”, m...

11:58

Robotët zbresin në Pekin

Pekini ishte këto ditë kryeqendra botërore e robotëve. Nga 18 deri në 21 gusht, metropoli aziatik priti Konferencën Botërore të Robotëve 2022 (WRC 2022), gjatë ...

14:27

Pse duhet ta përkrahim Albin Kurtin?

Gjithnjë kam qenë kundër nacionalizmit helmues etnik. Pavarësisht se kush e shtynte përpara dhe pavarësisht se në çfarë rrethanash. Prandaj, Albin Kurti meriton...

12:27

Po me urën ç'pati Rama?

Ura që lidh Velipojën me Ulqinin do të ishte me të vërtetë punë me vlerë, kur të kryhet. Prandaj duhet mbështetur si projekt. Njësoj si me rrugët Deçan-Plavë, a...

14:32

Policia dështoi përballë huliganëve

Nata e së martës që e vendosi qendrën e Tiranës nën pushtetin e turmave të dehura huligane të cilat sulmuan makina e oficerë policie, thyen xhama dyqanesh e mak...

14:19

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI