Flash

Pas "negociatave" me Ramën/ 7 organizata ndërkombëtare: Mediat më keq

Lapsi.al 18 November 2022
Pas "negociatave" me Ramën/ 7 organizata ndërkombëtare:

Ndonëse kanë pasur një takim të gjatë, të premten paradite, me kryeministrin Rama, përfaqësuesit e 7 organizatave më të njohura ndërkombëtare për lirinë e mediave nuk janë bindur nga justifikimet e shefit të qeverisë. Ato kanë arritur në përfundimin që gjendja në Shqipëri është në përkeqësim, gjë që e kanë bërë të qartë gjatë konkuzioneve që kanë shpallur gjatë një konference shtypi në Tiranë.

“Klima për raportim të lirë dhe të pavarur është duke u përkeqësuar në Shqipëri, për shkak të ndërhyrjeve të pronarëve dhe të qeverisë”, deklaroi në Tiranë delegacioni i 7 organizatave partnere të platformës së Këshillit të Europës për sigurinë e gazetarëve, në fund të misionit të tyre faktmbledhës.

Sipas tyre, ky përkeqësim ka ardhur si pasojë e rolit të pronarëve të ushqyer me punë publike dhe tendera të cilët ushtrojnë presion mbi gazetarët. "...ndërhyrja e drejtpërdrejtë e pronarëve të mediave në pavarësinë editoriale është e lartë dhe disa çështje apo tema të ndjeshme konsiderohen të palejueshme për gazetarët. Këto praktika pronësie kanë minuar prej kohësh besimin e publikut në integritetin e medias dhe çojnë në autocensurë kronike brenda komunitetit gazetaresk dhe mungesë të raportimit investigativ cilësor" thuhet në komunikatë ku shtohet: "Këta pronarë mediash, shumë prej të cilëve kanë pronësi edhe industri kyçe të rregulluara nga shteti që mbështeten në tendera publikë, përdorin sistematikisht asetet e tyre mediatike për t'i shërbyer axhendave të tyre private ose politike në vend të interesit publik".

Lexo me tej:

Reporterët pa Kufij: Shqipëria e fundit në Ballkanin Perëndimor për lirinë e medias,ia kalon vetëm Turqisë

Përpos Ramës, i cili fshikullohej për sjelljen ndaj gazetarëve dhe çuarjen për "riedukim" të atyre që i bëjnë pyetje të vështira, i vetmi që është etiketuar si problem është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Sipas 7 organizatave "përmbajtja e lajmeve tepër te kuruara per Erion Veliajn dominon ekranet televizive, formëson mbulimin e lajmeve dhe anashkalon shqyrtimin gazetaresk" .

Gjatë konferencës për shtyp, Rikardo Gutieres, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve tha: “Qeveria e Shqipërisë duhet të përmbushë rekomandimet e Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës për sigurinë e gazetarëve si dhe për mbrojtjen e gazetarisë. Ne ishim këtu 3 vjet më parë dhe konstatuam nivelin e ulët të lirisë së medias. Tani shohim se gjendja nuk është përmirësuar dhe madje jemi të shqetësuar se tashmë nuk kemi të bëjmë me kapjen e medias, por konstatojmë kapjen e gazetarisë, për t’u shërbyer interesave të ngushta private, por në demokraci media nevojitet për të mbrojtur interesat e publikut”. Ndërsa Flutura Kusari, përfaqësuese e Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha: "diskretitimi i gazetarëve përmes një koncepti të ri të “riedukimit” nuk ka ndihmuar në përmirësimin e situatës aktuale”.

Andi Bushati: Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Por interesante është të vërehet dhe fakti se kryeministri me gjithë përpjekjet e forta nuk ka arritur tu'a ndryshojë sadopak mendjen aktivistëve të lirisë së mediave me të cilët foli sot për gati dy orë. Tre burime nga pjesmarrësit treguan për Lapsi.al atë që ka ndodhur. "Rama u nxeh shumë kur dikush nga ne tha se vetëm Turqia që ka gazetarë të burgosur dhe media të mbyllura është më keq se Shqipëria në Evropë. Ai u mor personalisht me bashkëbiseduesit herë duke i agresuar, e herë duke i joshur, por u justifikua me faktin se mediat e mëdha kontrollohen nga bizneset dhe janë në pjesën dërrmuese kundër tij", tregoi njëri nga pjesmarrësit. "Kishte një sjellje tipike prej udhëheqësi jo demokrat. Na çuditi fakti se ai kishte marrë në takim edhe drejtorin e Agjensisë për Media dhe Informim, Endri Fugën, por në dy orë nuk e la të thoshte asnjë llaf.  Sa tentonte të merrte fajalën ai e ndërpriste dhe i thoshte tani do flas vetë" tregoi një tjetër, për Lspsi.al, i çuditur nga kjo mënyrë arogante me vartësit.

Reporterët pa Kufij i përgjigjen Ramës: Ti je shkaku që Shqipëria u klasifikua kaq poshtë

Rama kërkoi nga 7 organizatat që ndërmjetësonin në një bashkëbisedim me gazetarët vendas për çështjen e mediave, duke pretenduar se ata nuk duan të flasin direkt me të. E ka marrë përsipër këtë rol gazetarja Alice Taylor u tha ai, por deri tani nuk ka arritur gjë. Ai i akuzoi këto shoqata se me zhurmën e bërë kundër paketës anti shpifje, nga e cila më në fund qeveria u tërhoq, i kanë bërë dëm rregullimit të gjëndjes së mediave.      

Por, pavarësisht nga diskutimi i tensionuar i aktivistëve të fjalës së lirë që në fund u mbyll me fotografi të përbashkëta dhe duarshtrëngime, përfaqësuesit e 7 shoqatave i qëndruan idesë së tyre se liria e mediave është në përkeqësim.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI