Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Parashikimi i motit: Vijojnë reshjet e shiut dhe vranësirat

Lapsi.al 18 November 2022
Parashikimi i motit: Vijojnë reshjet e shiut dhe vranësirat

Vranësirat e shpeshta vijojnë në të gjithë vendin. Më të theksuara priten ato në zonat malore. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë territorin. Shirat më të dukshëm do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes. Ato do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike të dominojnë pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, duke sjellë në vend herë pas here reshje të pakta shiu. Por parashikohet që në Kosovë të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime, kryesisht gjatë mesditës.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë në territor vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje në sasira të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në skajin Jugore pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit mbetet në mbizotërimin e vranësirave dhe reshje, ku rrebeshe shiu do të ketë pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe Europa Qendrore. Ndërsa nën ndikimin e reshjeve të dëborës paraqiten vende nordike. Por me mot të qëndrushme pritet të jenë Europa Lindore dhe Jugperëndimi i kontinentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI