Flash

Në 2021 u dënuan 90 gra për ndërtime pa leje, biznesmenët e pallateve pa leje shpëtuan

Lapsi.al 18 November 2022
Në 2021 u dënuan 90 gra për ndërtime pa leje,

Ndëshkimi i personave që ndërtojnë pa leje ka qenë prioriteti i autoriteteve shqiptare, por referuar shifrave në burg nuk janë ndërtues e sipërmarrës që ndërtojnë pallate, por gratë.

Javët e fundit, Top Channel ka raportuar për artisten Mimoza Ahmeti, e cila u dënua me 40 orë punë të detyrueshme nga Gjykata e Tiranës për rindërtimin e shtëpisë së shembur nga tërmeti në Petrelë dhe për Bihane Shabën 74-vjeçaren e proceduar në Shkozë pasi instaloi disa hekura që shtëpia të mos i shembej nga dheu që po shkiste në themele.

Referuar të dhënave nga Open Data Albania, gjatë vitit të kaluar, 90 gra janë dënuar për dhënie të ndihmës për ndërtim të paligjshëm. Në total për vepra të ndryshme penale janë dënuar 698 gra dhe vajza. 70% e të dënuarave janë për krime dhe 30 % për kundërvajtje penale.

Pak kohë më parë, ministrat Bledi Çuçi dhe Belinda Balluku ofruan skena të tilla, të habitur nga disa ndërtime pa leje në kryeqytet. Pas kaq javësh këto skena mbetën vetëm në politikën e ditës dhe në arkiva sepse askush nga ndërtuesit që hodhën pallate pa leje apo kate të tera jashtë lejes nuk është penalizuar njësoj si Mimoza Ahmeti apo 75-vjeçarja Bihane Shaba. Shfaqje të tilla mbesin vetëm fasadë, ndërsa ligji vepron vetëm mbi më të varfërit, më të pambrojturit dhe sigurisht mbi gratë./ TCH

https://www.youtube.com/watch?v=IzLG0nDCnAM

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI