Flash

E rëndë në SHBA/ Burri vret gruan dhe 3 fëmijët, më pas veten (VIDEO)

Lapsi.al 18 November 2022
E rëndë në SHBA/ Burri vret gruan dhe 3 fëmijët,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në SHBA. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një 44-vjeçar në SHBA, ka vrarë tre fëmijët e tij, bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Konfirmohet gjithashtu se familja pesë anëtarëshe u gjet e pajetë në shtëpinë e tyre në Phoenix të SHBA-ve.

Autori Jasen Michael Hudgens vrau gruan e tij 40-vjeçare Marla Jordan Hudgens, djalin e tyre 3-vjeçar Christopher dhe binjakët e tyre 6-muajsh, Gwen dhe Faye, raportojnë mediet vendase.

Sipas People, dadoja e fëmijëve ka qenë ajo që ka gjetur trupat dhe ka lajmëruar policinë.

Dyshohet se autori ka vrarë familjen e tij dhe më pas veten me një lloj gazi helmues.

https://www.youtube.com/watch?v=F1CNmkr6k7c&feature=emb_title

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI