Kur qeveria Rama miratoi për të dytën herë një Kod Etike në Maj të vitit 2021 reagimet e para në rrjetet sociale ishin memet.
Sepse në një qeverisje me korrupsion endemik, siç e përshkruajnë raporte serioze ndërkombëtare, kufizimet etike reklamohen vetëm për propagandë.
Një nga rregullat që tërhoqi vëmëndje ishte ai që i detyronte ministrat të thërrasin dy punonjës të administratës, nëse duan të takohen me një biznesmen. Nëpunësit publikë duhet të shënonin në një regjistër të posaçëm minutat e takimeve, identitetin e personave dhe çështjet e diskutuara.
Lexo edhe: Kodi etikës/ 7 rastet kur Rama me ministrat kanë treguar babëzinë përballë luksit
Por gjatë një takimi në Vlorë, kryeministri Rama pati një moment sinqeriteti dhe harroi çfarë ia imponon Kodi Etik. Ai tregoi bisedën që bënte në konfidencë me një biznesmen, që kishte disa apartamente në Lungomare. Duke pasur informacion për investimin miliona euro të financuar nga Bashkimi Europian në Lungomaren e Vlorës, Rama e këshillonte biznesmenin të mos i shiste apartamentet.
“Është një mik këtu që kishte apartamentet tek Lungomarja edhe i thosha “Mos i shit” “Ça thua”, “Mos i shit”, “Ore je në vete?”, “Mos i shit” “Edhe sa shiteshin atëherë? Gati gati, pak mbi kosto”, “Jo ore t’i shes se nuk i blen njeri, ça flet”, Tani ah, me ato pak që i mbetën, bëri më shumë se gjithë ato që shiti. Kush e mendonte disa vite më parë se do shiteshin me këto çmime” tregoi Rama.
[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/Edi-Rama-tregon-keshillat-qe-i-dha-biznesmenit.mp4"][/video]
Përballë Ramës, një nga të ftuarit në takim konfirmoi me shenja se biseda ishte e vërtetë. Biznesmeni kishte pasur këshilltar kryeministrin e Shqipërisë.
Informacione të tilla për zhvillimin e njërës zonë apo tjetrës janë “të arta” për biznesmenët. Duke ditur paraprakisht se si do të ndërhyjë shteti, ndërtuesi apo kushdo biznesmen ka mundësi të shesë apo të blejë pronat në varësi të informacionit që ka.
Një skemë e tillë përdoret për të nxjerrë sa më shumë fitime, duke shfrytëzuar afrimitetin me qeveritarët. Kuptohet se pas kësaj, disa dalin të humbur, disa të tjerë të fituar.
https://lapsi.al/2022/07/01/pyetja-me-kunje-per-xhacken-acaron-ramen-fut-ne-riedukim-tre-muaj-nje-tjeter-gazetar/
Kodi i Etikës u hartua si një mekanizëm për t’i dhënë fund spekulimeve, nën një klimë akuzash për kapje të qeverisjes nga biznesmenë, për favorizim të njërit apo tjetrit oligark, në leje ndërtimi, tendera, apo privilegje.
Por tani që kryeministri Rama ka treguar se si i futet llogarive të tregtisë me njërin apo tjetrin biznesmen, çfarë kuptimi ka të tregojnë etikë ministrat e tij?