Flash

Banorët e Divjakës në protestë, marshojnë drejt vendit ku është vendosur trau

Lapsi.al 18 November 2022
Banorët e Divjakës në protestë, marshojnë drejt vendit

Edhe këtë të premte banorët e Divjakës po protestojnë për vendosjen e një trau në parkun e Divjakës duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.

Me postera të ndryshme që mbajnë në duar, banorët shprehen se janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

Protestuesit po zhvillojnë një marshim deri në pjesën ku është vendosur trau ndërsa iu bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë që të bashkohen në tubim.

Ndërkohë, një prej banorëve tha për mediat: “Edhe ajrin që na ka dhënë i madhi Zot, po na e japin me lekë!”.

Kujtojmë se banorët për të disatën ditë radhazi po protestojnë kundër vendimit të ministrisë së Mjedisit për vendosjen e traut, ndërsa ditën e djeshme protesta u shoqërua me përplasje me policinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI