Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Arsyet pse është e shëndetshme të këndosh në makinë

Lapsi.al 18 November 2022
Arsyet pse është e shëndetshme të këndosh në

E ku ka më mirë se pas një dite të lodhshme pune të ktheheni në makinën tuaj dhe të ndizni muzikën që ju qetëson mendjen dhe shpirtin? Të këndosh është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj.

Muzika mund të rrisë numrin e antitrupave të cilët forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret. Sipas ekspertëve, të këndosh teksa jeni duke i dhënë makinës ka efekte shumë të mira shëndetësore për shëndetin mendor.

Këndimi stimulon mendjen dhe lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, ju keni mundësinë t’i zëvendësoni mendimet negative me ato pozitive përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës.

Muzika prodhon hormonet që ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina. Dopamina e liruar kur këndoni zvogëlon stresin. Këndimi liron më shumë tension në diafragmën tuaj sesa frymëmarrjet e thella. Këndimi ju ndihmon t’i përpunoni emocionet në një mënyrë të shëndetshme.

Ndërkaq, rikujtojmë se sharja teksa jeni në trafik nuk ka pasur interes shkencor dhe supozohet të jetë thjesht një shenjë e agresionit, aftësisë së dobët gjuhësore, apo edhe inteligjencës së ulët.

Por së fundmi ka disa prova që sfidojnë këtë pikëpamje. Një rishikim i më shumë se 100 punimeve akademike, tregon se përdorimi i fjalëve tabu mund të ndikojë në mënyrën se si ne mendojmë, veprojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI