Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

"Manhatani i Zagrebit", Rama nuk gënjeu, thjesht tradhëtoi ankthin e vet

Lapsi.al 18 November 2022
"Manhatani i Zagrebit", Rama nuk gënjeu, thjesht tradhëtoi

Gafa fëmijënore e Edi Ramës për të hequr një paralele krahasuese mes asaj që milioneri arab, Alabaar do të bënte në Zagreb dhe asaj që pritet të ndërtojë në Durrës, nuk duhet parë si një mashtrim i qëllimtë. Ajo është më tepër një përpjekje e yshtur nga ankthi dhe pasiguria e atij që do të kapet pas një fije kashte, për ti thyer hundët kundërshtarëve “pa din e pa iman”, që e akuzojnë si grabitës. Nën këto ethe, kryeministri ka postuar direkt dhe pa e kontrolluar, një shkrim, që ia ka servirur ndonjë këshilltar avdall, të cilin e zënë shkronjat, ku thuhej se e njëjta kompani “Eagle Hills”, që do të marrë 800 mijë metra katrorë ndërtimi në Durrës, është mirpritur edhe në Kroaci, për të ndërtuar “Manhatanin” e Zagrebit. 

Në “pavëmendjen” e frikshme të kryeministrit ka disa probleme. Si fillim, shkrimi i Birn që ai riposton ka datën 2019, ndërsa kompania që qeveria e tij ka shpallur investitor strategjik është themeluar vetëm një vit më parë. Pra, që këtu kuptohet se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë, ndonëse të dyja mbajën emrin “Eagle Hills”.

E dyta dhe më skandalozja, po të thellohej pak, Edi Rama do ta kishte mësuar se qytetarët me protesta e kanë përzënë Alabaarin, bashkë me projektin e tij nga kryeqyteti kroat. Pra, kullat e tij prej betoni, nuk janë “mirpritur” siç e servirte në mënyrë infantile ai, por në të kundërt, kanë mbetur vetëm në letër.

Lexo me tej:

Gafa/ Rama bie në kurth me historinë e Alabbar në Zagreb

Por, duke u nisur edhe nga përgënjeshtrimi i tij, unë sërish këmbëngul, se pavarësisht nga amatorizmi që tregoi me postimin fillestar, Edi Rama nuk është nisur për të na gënjyer me qëllim. Sado i verbuar që të jetë nga lufta e momentit, ai e di se në këtë botë të ndërlidhur, hile të tilla zbulohen shumë shpejt. Ajo historia e periudhës së kovidit, kur e shiti një video të disa policëve afrikanë që shembinin në duru qytetarët e vet, si një ngjarje që ndodh në mes të Evropës, ia ka mësuar kaq gjë.

Por, nervoziteti i atij që është kapur me presh në duar, i ndërlidhur me sikletin e atij që e ndjen se është i pabesueshëm, e kanë bërë të gabojë. Me urgjencën dhe ankthin e dikujt që i duket se zbuloi një argument të favor të vet ai ka hedhur në treg një artikull që s’ka pasur nerva as ta lexojë.

I gjithë ky konfuzion e ka një shpjegim. Atëherë, kur ky projekt u promovua për herë të parë, në Tiranë u trumbetua plot zhurmë se këtu do të zbarkonte një kompani e madhe, që ka ndërtuar Dubain dhe Burjh Kalifën. Emaar grup, ku kishte aksione dhe monarkia e emirateve të bashkuara ishte garanci për një investim serioz. Nisur nga ky lajm, u mbulua edhe darka e ministrave te Nusreti. Gazetarë të njohur, grupe televizive, reportazhe në TV kombëtare i bënë jehonë të stërmadhe këtij evenimenti. Ky gjigandizëm, i sponsorizuar politikisht dhe mediatikisht, justifikonte faljen e tokës publike, zhvendosjen e portit më të madh në vend, dhënien pa dilema të statusit të investitorit strategjik.

Porti i Durrësit, Rama pranon se shpërndau një ‘lajm të rremë’: Gabova!

Por, kur ëndrra propagandistike mbaroi dhe njërëzit u ndëshën me realitetin prozaik të dokumentave, rezultoi komplet e kundërta. Emaar kishte avulluar dhe nuk figuronte kërkund. Muhamet Alabaar do investonte si person privat, përmes një kompanie pa emër, një pjesë e partnerëve të të cilës ishin regjistruar në parajsa fiskale. Ajo që u premtua me bujë ishte mpakur si lëkura e shagrenit. Nga mbi dy miliardë që do investonte Emaar, Alabaar do hidhte vetëm 80 milionë, nga katërfishin e vendeve të punës që propogandohej me ardhjen e të parit, shifra qe reduktuar në 12 mijë, nga marina me e madhe në Mesdhe, kishte përfunduar në një port me 280 vende ankorimi. Por lehtësitë, favoret, shkelja e kushtetutës, votimi i një ligji special nga kuvendi, marrja e pasurisë publike pa garë, ishin në proporcion me gjigandizmin e Emaarit dhe jo për kompaninë me kapital 100 mijë lekë, që ishte regjistruar për herë të parë në QKB-në shqiptare.  

Mediat e tij dhe vetë Edi Rama kishin pompuar ardhjen e së parës (fotot poshtë).

Prandaj, pasi kjo fabul u diskerditua, kryeministri u detyrua ti nënshtrohej asaj shprehjes popullore të larjes së njërës jashtëqitjeje prej tjetrës, duke na servirur se edhe “Eagle Hill”, ishte shumë i famshëm. Ky siklet e çoi drejt gafës me “Manhatanin e Zagrebit”.

Natyrisht, thënë këtë, duhet pranuar se Muhamet Alabaar nuk është askushi. Ai ka qenë themelues dhe CEO i kompanisë së famshme që u propogandua në fillim, prandaj as eksperienca, as aureola e tij nuk të bëjnë të konkludosh, me një të rënë të lapsit, se aventura e portit të Durrësit do të jetë e barabartë me një dështim apo grabitje. 

Porti i Alabaarit/ Gropat që Balluku i la të hapura

Ama, nga mënyra se si është proceduar, nga metodat me të cilat është mashtruar publiku, gjithkujt i lind e drejta të dyshojë. Edhe më të mëdha, bëhen këto dilema kur kujton se skandalet më të bujshme të kësaj qeverie janë gatuar në mënyrë të tillë. Që nga mashtrimi me DH Albania për unazën e re, e deri tek ai për inceneratorët, fillimisht janë premtuar kompani me emër ndërkombëtar, për të përfunduar pastaj tek firma anonime të fshehura në parajsa fiskale.

Pra mjafton kjo teknologji e përsëritur, që kushdo që ka pikpyetje të mos jetë automatikisht një “rublaxhi, pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe”, por dikush që i djegur nga hajdutllëqet e së shkuarës, tani është i prirur ti fryjë edhe kosit. Në vend që ti qetësonte këto dyshime, me impulsivitetin infantil të ‘Manhatanit të Zagrebit”, Edi Rama i shtoi edhe më shumë ato.  

©Lapsi.al   

 

 

Të këshilluara

Zgjedhjet lokale, Rama si Alfred Çako

Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vigjilje të zgjedhjeve lokale të 14 majit, po dëshmon se strategjia e partisë në pushtet edhe këtë herë do t...

17:30

12 nëntori, stanjacioni i protestës

Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe më e organizuar se e 7 korrikut, ajo nuk prodhoi dot efektin surprizë të së parës. Në 7 korrik përkrahësit...

19:57

Si po e shantazhon Top Channel Ramën 

Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një përplasje me News 24 dhe mediat e grupit mediatik të Irfan Hysenbelliut, këtë radhë, episodi i ndryshëm ...

11:09

Charteri, çarku ku ka ngecur Rama

Ndonjëherë mund të bësh njëmijë e një zullume të tmerrshme e t’ia hedhësh paq dhe mjafton më banali prej tyre për të të nxjerrë zbuluar. Kjo po i ndodh Edi Ramë...

16:37

Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi Ramës për 137 bredhjet e tij me avion taksi nëpër botë edhe nëse kanë tentuar të kuptojnë kanë mbetur më ...

19:51

Dështimi i ndërkombëtarëve të Tiranës

Ndërkombëtarët në Tiranë kanë filluar të korrin frytet e hidhura të asaj që kanë mbjellë për një kohë të gjatë me mbështetjen e Edi Ramës. Diplomatët e vendosur...

10:17

Demokracia jonë si tirani e shumicave

Debatet e fundit politike si në gjirin e opozitës por edhe jashtë saj kanë forcuar idenë se demokracia në thelb është respektimi i vullnetit të shumicës. Berish...

13:33

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43