Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Amerikanët premtojnë të asistojnë policinë shqiptare

Lapsi.al 18 November 2022
Amerikanët premtojnë të asistojnë policinë shqiptare

Një takim që zhvilloi zv.ambasadori amerikan në Tiranë me Drejtorin e Përgjithshëm të policisë rezultoi në disa premtime nga amerikanët.

Sipas detajeve të bëra publike për mediat, Demian Smith i ofroi Muhamet Rrumbullakut mbështetje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Dhe, e siguroi për ndihmë nga SHBA, për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

"Ambasadori dhe Drejtori i Përgjithshëm e vlerësuan partneritetin si formën më të mirë që i shërben rritjes së parametrave të sigurisë së jetës dhe të biznesit të qytetarëve të të dyja vendeve dhe u dakordësuan që ky partneritet të zgjerohet akoma më shumë në të ardhmen, duke shtuar skuadrat hetimore të përbashkëta dhe shkëmbimet e informacioneve, me qëllim zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e kimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.". Kështu thuhej mes të tjerash në njoftimin e policisë.

Lexo më tej: Babai i Ramazan Rrajës i çon një mesazh shefit të policisë

Lexo më tej: Blutë vijojnë kontrollet/ 10 tentativa për të korruptuar policët rrugorë 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI