Flash

Sulm me koktej molotovi ndaj policëve në Selanik

Lapsi.al 17 November 2022
Sulm me koktej molotovi ndaj policëve në Selanik

Ditën e sotme një koktej molotovi u hodh në drejtim të një motori të shërbimit të policisë nga persona me kapuç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Sipas informacioneve të protothema.gr , grupi i personave të maskuar janë ngjitur nga rruga vertikale e spitalit AHEPA dhe kanë hedhur bomba molotov në drejtim të motoçikletës së shërbimit të EL.AS. Motoçikleta, e cila ka qenë e parkuar jashtë shkollës stomatologjike të AUTH-së, në rrugën Agios Dimitriou, është shkatërruar plotësisht.

Për shuarjen e zjarrit është mobilizuar një automjet i Shërbimit Zjarrfikës. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar. Nga informacionet paraprake nuk dihet nëse është ndaluar ndonjë person i dyshuar.

https://www.youtube.com/watch?v=ifRhVIzBPLE

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

Vijon të jetë në nivele të ulëta bilanci i infektimeve të reja me koronavirus në vendin tonë prej disa muajsh tashmë. Në buletinin e 24 orëve të fundit nga M...

19:13

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI