Flash

Suedia njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lapsi.al 17 November 2022
Suedia njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për

Suedia njofton një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën me vlerë 720 milionë korona suedeze ose 68.8 milionë dollarë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Olekii Reznikov.

“Lajm i mirë nga Skandinavia: Suedia njofton një paketë tjetër ndihme sigurie për Ukrainën me vlerë 720 milionë SEK. Sistemet e mbrojtjes ajrore, automjetet, pajisjet dimërore do të ndihmojnë ushtarët tanë dhe do të mbështesin luftën e Ukrainës,” tha Reznikov.

Ai falënderoi kryeministrin Ulf Kristersson, ministrin e Mbrojtjes Pål Jonson dhe popullin e Suedisë.

Më 14 nëntor, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se BE-ja dhe vendet e saj anëtare i kishin dhënë Ukrainës të paktën 8 miliardë euro pajisje ushtarake, që është rreth 45% e ndihmës që Kievi ka marrë nga Shtetet e Bashkuara.

Lexo më tej: Shpërthime në Krime, mediat ukrainase: Është goditur një aeroport rus

Lexo më tej: Pas sulmit në Poloni, OKB kërkon shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46