Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Spaho: S’më përfaqëson Enkelejd Alibeaj, është patericë e Edi Ramës

Lapsi.al 17 November 2022
Spaho: S’më përfaqëson Enkelejd Alibeaj, është

Deputeti Edmond Spaho ka qenë i ashpër me deputetin Enkelejd Alibeaj. Spaho deklaroi se ai nuk përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj. Sipas tij, Alibeaj është një patericë e kryeministrit Edi Rama.

“Unë kam kërkuar të më jepni 10 minuta kohë për integrim europian dhe nuk do të heq dorë nga kjo e drejtë. Pranuam të kthehemi në kushte normale me detyrimin për të konfirmuar që ne do flasim nga 10 minuta. Mua nuk më përfaqëson Enkelejd Alibeaj, për mua Alibeaj është paterica e Edi Ramës. Rakordojnë qëndrimet që të mos lejohemi ne që të flasim.

Nuk pranoj që vendimet që merr Enkelejd Alibeaj me Taulant Ballën të jenë të detyrueshme për mua. Jam deputet i pavarur. Dua të më jepni fjalën aq kohë sa më jep rregullorja”, tha Spaho.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI