Flash

Si do t'i ndikojë furnizimet ndalimi i naftës së papërpunuar ruse

Lapsi.al 17 November 2022
Si do t'i ndikojë furnizimet ndalimi i naftës së

Importet e naftës ruse në Bashkimin Evropian ranë në 1.4 milion fuçi në ditë në muajin tetor, nga 2.5 milionë fuçi në ditë sa kanë qenë në muajin janar. Të dhënat janë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji - IEA.

India, Kina dhe Turqia e kanë kompensuar rënien e kërkesës për naftën ruse, duke i shtuar blerjet e tyre për rreth 1.2 milion fuçi në ditë, verën e kaluar, bën të ditur IEA në raportin e saj mujor për tregun e naftës. Rusisë do t’i duhet t’i ridrejtojë 1.1 milion fuçi të tjera në ditë në Azi ose destinacione të tjera deri më 5 dhjetor. Nga kjo datë fillon ndalesa e BE-së për importet e naftës së papërpunuar ruse.

Në muajin tetor, Rusia ka dërguar në Bashkimin Evropian 31 për qind të eksporteve të naftës së papërpunuar. Kjo shifër ka qenë 50 për qind përpara se ushtria ruse të niste pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, thotë IEA.

Furnizimet alternative

Sipas kësaj agjencie, BE-ja e ka kompensuar zvogëlimin e importeve të naftës ruse duke i rritur furnizimet nga Lindja e Mesme, Afrika Perëndimore, Norvegjia, Brazili dhe Guajana. BE-ja ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara dhe Kazakistani mund të ndihmojnë pjesërisht për zëvendësimin e rreth 1.1 milion fuçive të naftës ruse që do të humben në ditë, pas 5 dhjetorit.

Norvegjia planifikon, gjithashtu, të rrisë prodhimin nga fusha më e madhe e naftës në Evropën Perëndimore, Johan Sverdrup, në dhjetor. Zhvillimi i Fazës 2 në këtë fushë mund të shtojë rreth 200.000 fuçi nafte në ditë kur të arrijë kulmin vitin e ardhshëm, ka thënë operatori i saj, Equinor.

Komplikimet

Një sasi e naftës ruse do të vazhdojë të rrjedhë në BE përmes tubacioneve, pasi ndalesa do t’i përjashtojë disa rafineri pa dalje në det, që gjenden në Evropën Lindore. Gjermania, Holanda dhe Polonia kanë qenë importueset kryesore të naftës ruse në Evropë vitin e kaluar, por të gjitha kanë kapacitete për të importuar naftë të papërpunuar përmes detit.

Varësinë e BE-së nga Rusia e kanë përforcuar edhe kompani të tilla ruse si Rosneft dhe Lukoil, që kontrollojnë disa nga rafineritë më të mëdha të bllokut. Gjermania, megjithatë, ka marrë kontrollin e rafinerisë Schwedt në pronësi të Rosneftit, që përmbush rreth 90% të nevojave të Berlinit për karburante, ndërsa Italia po diskuton opsionet për rafinerinë ISAB në pronësi të Lukoilit në Sicili./REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46