Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme, arrestohet shqiptari në Greqi

Lapsi.al 17 November 2022
Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme,

Një 42-vjeçar shqiptar, i cili trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine në zona të ndryshme, ka rënë në prangat e policisë greke në qendër të Selanikut.

Ai u arrestua mbrëmjen e së martës dhe iu gjet një pako kokainë me peshë 101.12 gram. Më pas, u konstatua se në shtëpinë e tij në një zonë tjetër të qytetit, ai fshihte edhe shtatë pako me kokainë me peshë totale 181.06 gram, të cilat iu sekuestruan si dhe një peshore elektronike, një celular dhe 120 euro.

Shqiptari u dërgua në Prokurorinë e Selanikut, me çështjen e ngritur ndaj tij për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI