Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shpallet fajtor shqiptari në Zvicër, eleminoi gruan me lugën e këpucëve

Lapsi.al 17 November 2022
Shpallet fajtor shqiptari në Zvicër, eleminoi gruan me lugën e

Gjykata e Qarkut në St.Gallen e kishte shpallur fajtor shtetasin 69-vjeçar nga Kosova për vrasje nga pakujdesia në shtator të vitit 2020. Ajo e kishte dënuar atë me gjashtë vjet e gjysmë burgim dhe me dëbim nga vendi për shtatë vjet. Kundër këtij aktgjykimi i akuzuari u ankua. Në seancën e apelit, avokatët e tij mbrojtës kërkuan dënimin me dy vjet burgim dhe heqjen dorë nga dëbimi nga vendi. Në seancën e apelit i akuzuari tha se kishte ardhur në Zvicër gati 50 vjet më parë për shkak se gjendja ekonomike në vendin e tij ishte shumë e keqe, shkruan tagblatt.ch. Në vitin 1979 u martua me një bashkatdhetare dhe patën pesë fëmijë.

Gruaja dhe fëmijët fillimisht kanë qëndruar në Ballkan dhe nga viti 1994 janë zhvendosur edhe ata në Zvicër. Fillimisht, jeta me gruan e tij shkonte shumë mirë, shpjegon ai. Por, me daljen e tij në pension, në vitin 2013, gruaja kishte ndryshuar sjelljen dhe marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar, transmeton albinfo.ch.

Kryetari i trupit gjykues i ka ballafaquar të akuzuarin me përmbajtjen e aktakuzës. Aty thuhej se gruaja kishte filluar, në mënyrën e përshkruar si impulsive, ndonjëherë agresive të akuzonte rregullisht burrin e saj duke e fyer dhe poshtëruar, dhe duke i shkaktuar kështu lëndim të thellë emocional.

Fëmijët e tyre e përshkruanin vazhdimisht babanë e tyre si një person të këndshëm dhe të qetë, transmeton albinfo.ch. Ai reagonte ndaj sulmeve të gruas së tij duke qëndruar i qetë, i heshtur, këmbëngulës dhe ndonjëherë duke ikur. Ai kurrë nuk ishte i zhurmshëm apo i dhunshëm ndaj saj.

Me sa duket, fëmijët kishin trajtuar bashkë situatën e përkeqësuar në shtëpinë e prindërve të tyre. Ata kishin shkëmbyer mendimin se trajtimi psikiatrik ndoshta do t’i bënte mirë nënës. Gjatë marrjes në pyetje në prokurori, ata deklaruan se nëna e tyre në fakt (më herët) ishte një person me zemër të mirë, por më pas kishte “kthyer pllakën” dhe kishte filluar të fantazojë. I akuzuari konfirmoi përmbajtjen e cituar nga aktakuza.

Kundërshton dëbimin: Të gjitha kontaktet sociale i ka në Zvicër

Të Premten e Madhe të vitit 2019 (19 prill) ndodhi tragjedia familjare: Që në mëngjes, viktima mësohet se ka fyer dhe poshtëruar vazhdimisht bashkëshortin. “Edhe pse deri në atë moment ai i kishte duruar gjithmonë me qetësi tiradat dhe ofendimet e gruas së tij, këtë herë ai u soll ndryshe nga zakonisht, provokimet atë mëngjes shkaktuan një reagim të pakontrolluar”, thuhet në aktakuzë.

I dyshuari fillimisht e goditi gruan me grusht në fytyrë, më pas e kapi një lugë metalike këpucësh dhe e goditi gruan në vazhdimësi në kokë me të. Pas kësaj ai thirri policinë. Ai ka shpjeguar se kishte rrahur gruan e tij dhe se ajo ishte pothuajse e vdekur. Pas mbërritjes së ambulancës dhe policisë, ai ka lejuar të arrestohet pa rezistencë. Më vonë ai ka dëshmuar se kurrë nuk e kishte menduar të vriste gruan e tij.

Mbrojtja theksoi se gjykata më e ulët kishte shqiptuar një dënim të tepruar. Ajo nuk kishte marrë parasysh rrethanat që çuan në krim. Klienti i tij duhet të dënohet me burg me kusht prej dy vjetësh dhe të lirohet menjëherë nga paraburgimi në të cilin ndodhet prej një viti e gjysmë. Dëbimi nga Zvicra duhet të shmanget, përcjell albinfo.ch. Të gjithë fëmijët dhe nipërit e tij, me të cilët ka kontakte të ngushta, jetojnë në Zvicër. Ai ka punuar këtu për 40 vjet dhe nuk kishte rënë kurrë në kundërshtim me ligjin. Ai është i integruar mirë në Zvicër. Nëse do t’i duhej të kthehej në atdheun e tij, ai do të humbiste të gjitha kontaktet shoqërore.

Ulje vetëm simbolike e dënimit: Vendimi për dëbim nga Zvicra, mbetet në fuqi

Prokurorja kërkoi rrëzimin e ankesës. Gjykata më e ulët e ka arsyetuar me kujdes vendimin e saj, shpjegoi ajo. Ajo argumentoi se akti ishte shumë brutal dhe se intensiteti i tij ishte i pakuptueshëm.

Gjykata Kantonale e St.Gallenit ka shpallur vendimin e saj me shkrim. Ndonëse ka anuluar vendimin e gjykatës më të ulët, ajo vetëm sa ka ulur dënimin me burg nga gjashtë vjet e gjysmë në gjashtë vjet e tre muaj. Dëbimi nga shteti prej shtatë vitesh gjithashtu mbetet në fuqi. I akuzuari duhet të paguajë shpenzimet e të gjitha hetimeve dhe procedurave gjyqësore. Ato arrijnë në rreth 50.000 franga./Telegrafi

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI