Flash

SHBA: Shanset e Kievit për fitore shumë të ulëta, të Moskës zero

Lapsi.al 17 November 2022
SHBA: Shanset e Kievit për fitore shumë të ulëta, të

SHBA: Ukraina ka “shanse shumë të ulëta për të arritur një fitore ushtarake duke dëbuar të gjithë rusët nga vendi, përfshirë Krimenë”.

Kështu pohon shefi i Shtabit të SHBA, Mark Milley. Ai nënvizon megjithatë se “mund të ketë një zgjidhje politike në të cilën Rusia tërhiqet”.

Forcat ruse, shpjegon Milley, “po vuajnë jashtëzakonisht”. Sipas tij, ato kanë pësuar “humbje shumë të madhe” për sa i përket burimeve njerëzore dhe mjeteve. Nga ana tjetër, shanset që Moska të jetë në gjendje të pushtojë të gjithë territorin ukrainas ose të “përmbysë” vendin e pushtuar janë “ushtarakisht të barabarta me zero”.

Në Uashington, një zyrtar amerikan ka treguar se shefi i CIA-s, William Burns kishte udhëtuar në Kiev për të takuar homologët e inteligjencës ukrainase dhe Zelenskin pas takimit të tij në Ankara me shefin e FSB-së, shërbimit sekret rus.

Gjithashtu, presidenti polak Andrzej Duda u takua me Burns në Varshavë të mërkurën. Kështu tha kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë.

Lexo më tej: Drejtori i CIA-s takoi Zelenskin në Kiev, Rusia bombardonte 

Lexo më tej: Rusia: Jemi të hapur për negociata, SHBA mund të ndikojë pozitivisht në Kiev 

Lexo më tej: Ministri ukrainas njofton vendimin: Marrëveshja e grurit zgjatet me 120 ditë 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46