Flash

SHBA/ Republikanët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve

Lapsi.al 17 November 2022
SHBA/ Republikanët fitojnë shumicën në Dhomën e

Republikanët siguruan të mërkurën numrin e mjaftueshëm të vendeve për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Kështu kanë përgatitur terrenin për dy vjet qeverisjeje të ndarë. Kjo pasi në kushtet Partia Demokrate e presidentit Joe Biden ruajti kontrollin e Senatit.

Fitorja u jep republikanëve mundësinë që të frenojnë programin e Biden. Po ashtu ka mundësi të hapin hetime që mund të jenë të dëmshme politikisht për administratën dhe familjen e Biden. Kjo fitore është shumë larg nga "vala e kuqe" që partia kishte shpresuar.

Parashikimi përfundimtar për fitoren e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pas më shumë se një jave numërimi votash, kur organizata Edison Research arriti në përfundimin se republikanët kanë fituar 218 vendet që u duheshin për të kontrolluar Dhomën.

Fitorja e republikanëve në distriktin e 27-të të Kongresit në Kaliforni i dha epërsinë partisë.

Udhëheqësi aktual i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, mund të ketë përballet me një rrugë të vështirë, pasi do t'i duhet ta mbajë grupin e tij të bashkuar për votime kritike përfshirë buxhetin e qeverisë dhe ushtrisë në një kohë kur ish-presidenti Donald Trump ka shpallur kandidaturën për të marrë edhe një herë Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse "vala e kuqe" në Dhomën e Përfaqësuesve që republikanët prisnin nuk arriti të materializohej, konservatorët po i qëndrojnë programit të tyre.

Ata po përgatiten të ndërmarrin hetime për zyrtarë të administratës së presidentit Biden si edhe për djalin e presidentit, Hunter për marrëdhëniet e tij të biznesit me Kinën dhe vende të tjera, madje edhe për vetë zotin Biden.

ÇËSHTJET E INFLACIONIT DHE ABORTIT

Shtetet e Bashkuara i rikthehen një pushteti të ndarë në Uashington pasi votuesit u ndanë në kahje të kundërta. Ata u motivuan nga dy çështje kryesore gjatë fushatës për zgjedhjet e mesit të mandatit.

Inflacioni i lartë u dha republikanëve material për të sulmuar liberalët. Këta të fundit miratuan triliona dollarë në shpenzime të reja gjatë pandemisë COVID-19. Rritja e kostos për ushqimet, karburantin dhe strehimit, bëri që votuesit të ishin të pakënaqur me demokratët.

Nga ana tjetër, vendimi i Gjykatës së Lartë në qershor që i dha fund mbrojtjes federale për të drejtën e abortit, motivoi një pjesë të madhe votuesish, duke forcuar pozitat e kandidatëve demokratë.

Gati një e treta e votuesve thanë pasi votuan se inflacioni ishte në krye të shqetësimeve të tyre. Për një të katërtën e votuesve, aborti ishte shqetësimi kryesor dhe 61% kundërshtuan vendimin e gjykatës së lartë për këtë çështje.

Zgjedhjet e mesit të mandatit u mbajtën nën hijen e garës presidenciale të vitit 2024-ës.

Ish-presidenti Trump, vazhdon të jetë kandidati i preferuar i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të partisë. Megjithatë kandidatët e ekstremit të djathtë që ai mbështeti patën rezultate të dobëta më 8 nëntor.

Ndërkohë, Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis – që shihet si një nga rivalët më të fortë të mundshëm për zotin Trump në vitin 2024 - fitoi një mandat të dytë. Ai mundi lehtësisht kundërshtarin demokrat Charlie Crist, me gati 20% epërsi.

Zgjedhjet e vitit 2024 do të ndikojnë menjëherë në shumë nga vendimet legjislative që ndjekin republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve. Tani Dhomës së Përfaqësuesve i duhet të zgjedhë kryetarin për dy vitet e ardhshme. Udhëheqësi i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, McCarthy fitoi të martën mbështetjen e shumicës parlamentare për të kandiduar për pozicionin e fuqishëm që do të pasonte kryetaren aktuale, demokraten Nancy Pelosi./VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI