Flash

Protesta të përgjakshme në Iran, vriten 15 persona, mes tyre një 9 vjeçar

Lapsi.al 17 November 2022
Protesta të përgjakshme në Iran, vriten 15 persona, mes tyre

Rreth 15 persona janë qëlluar për vdekje në Iran, duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë dhe një djalë nëntë vjeçar, ndërsa vendi përjetoi një nga netët më përgjakura të  protestave gjatë nëntë javëve të fundit.

Në përvjetorin e kryengritjes së vitit 2019, agjencitë shtetërore të lajmeve fajësuan terroristët për vrasjen e 7 personave në një qendër tregtare në Izeh Khuzesta.

Megjithatë, protestuesit thanë se anëtarët e forcës së milicisë Basij vrapuan duke vrarë ndër të tjera një djalë nëntë vjeçar i ulur në makinë me babanë e tij. Sipas agjencisë së lajmeve, dy patrulla vullnetarësh të Basij ishin mes të vdekurve dhe 10 u plagosën.

Pesë persona të tjerë u vranë në zonën e Isfahanit, përfshirë forcat e sigurisë, në një tjetër sulm, duke çuar numrin e viktimave në 15.

Numri i përgjithshëm i viktimave gjatë protestave të fundit ka shkuar në 348, sipas Harana, një agjenci për të drejtat e njeriut.

Videot e postuara në mediat sociale treguan dyqane të mbyllura në Pazarin e Madh të Teheranit ndërsa protestuesit brohorisnin duke mbajtur në dorë slogane anti-qeveritare.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46