Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Meta: Tregu energjisë nuk zgjidhet nga Ballkani Hapur, kriza vjen nga modeli i keq ekonomik

Lapsi.al 17 November 2022
Meta: Tregu energjisë nuk zgjidhet nga Ballkani Hapur, kriza vjen nga

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan në Facebook shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero. Ai shkruan se si mund të flitet për treg rajonal apo bashkim tregjesh, kur ende nuk është në operim tregu lokal i energjisë. Ai shton se të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjitik nga shqiptarët e donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore

" Tregu rajonal i energjisë, fillon duke respektuar Bllokun e Kontrollit të Pavarur të Operimit, ku ti vetë je pjesë. Shqipëria është në një bllok kontrolli bashkë me Kosovën, e cila nuk përfaqësohej në takimin e Beogradit. Ndërsa Serbia është bllok kontrolli i pavarur së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat përfaqësoheshin të plota në Beograd. Shqiptarët duhet ta dinë se shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero. Si mund të flasësh për treg rajonal apo bashkim tregjesh, kur ende nuk ke në operim tregun lokal të energjisë? Bursa Shqiptare e Energjisë ka si aksionerë OST dhe KOSTT. Të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjitik nga shqiptarët dhe donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore, KFW dhe EBRD. Kriza energjitike në Shqipëri, ka sot shkak kryesor modelin ekonomik që ky sektor zbaton këto 10 vitet e fundit. Shumë pak investime në rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet tona natyrore dhe asnjë investim për prodhimin e energjisë nga gazi natyror",shkruan Meta.

Të këshilluara

Basha shfaqet në panair duke blerë libra

Lulzim Basha vijon jetën private pas largimit nga drejtimi i Partisë Demokratike. Sot ai është parë në Panairin e Librit, ku është ndalur në disa stenda, si dhe...

20:22

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

Vijon të jetë në nivele të ulëta bilanci i infektimeve të reja me koronavirus në vendin tonë prej disa muajsh tashmë. Në buletinin e 24 orëve të fundit nga M...

19:13

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI