Flash

Elon Musk kërcënon sërish punonjësit e Twitter

Lapsi.al 17 November 2022
Elon Musk kërcënon sërish punonjësit e Twitter

Elon Musk ka kërkuar nga punonjësit të punojnë shumë për Twitter ose në të kundërt do i  pushojë ata.

Stafi mori një email nduke u thënë atyre se kompania do të bëhet "jashtëzakonisht e fortë" në të ardhmen". "Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë," tha Elon,sipas një numri raportesh. "Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të përbëjë një notë kaluese."

Koha e zotit Musk në Twitter është shënuar nga një qasje gjithnjë e më kundërshtuese ndaj stafit ekzistues. Një nga veprimet e tij të para pas blerjes së kompanisë ishte shkarkimi i gjysmës së stafit që kanë vënë në dyshim strategjinë e tij. Ai është shfaqur gjithashtu duke u tallur me ata punonjës të shkarkuar. Në një postim në Twitter  Elon shkroi se "Starlink po rindërton internetin në hapësirë. Kështu që ndoshta unë di pak më shumë se një djalë që ka shkruar kodin për një faqe interneti". Në një tjetër në dukje sarkastike i quajti ata si "gjeni".

Emaili i fundit i Musk vjen më pak se një javë pas një emaili tjetër që kërkonte që punonjësit  të ktheheshin në zyrë dhe kërcënonte të pushonte ata që nuk e bënin këtë.

Përpjekja  për të prezantuar një version të ri të Twitter Blue gjithashtu është zhytur në konfuzion pasi u lançua, vetëm për t'u tërhequr një ditë më vonë. Miliarderi është shprehur se Twitter ka nevojë për më shumë abonime për të rritur të ardhurat. Ai i tha stafit javën e kaluar se kolapsi i kompanisë nuk ishte i përjashtuar nëse nuk do të bëheshin ndryshime.

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Shenjat më të papjekura të zodiakut

Dashi Dashi, njihet si bebja e zodiakut dhe jo vetëm se është shenja e parë e horoskopit, por sepse udhëhiqen nga pasioni, veprimi dhe impulsiviteti. Ata do ...

14:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI