Flash

Brad Pitt, në një romancë të re dashurie

Lapsi.al 17 November 2022
Brad Pitt, në një romancë të re dashurie

Brad Pitt thuhet se ka nisur një romancë të re dashurie. Një burim ka treguar për People se aktori është në një lidhje me ish gruan e aktorit, Paul Wesley, Ines Ramon.

Sipas burimit, "Brad është me të vërtetë i dashuruar". "Ata u njohën përmes një shoqeje të përbashkët.  Ines është e lezetshme, argëtuese dhe energjike. Ajo ka një personalitet të mrekullueshëm. Brad-it i pëlqen të kalojë kohë me të", u shpreh burimi. Dyshja i përforcoi akoma më shumë raportimet pasi u fotografuan së bashku në Teatrin Orpheum në Los Anxhelos. Ata ishin në shoqërinë e  Cindy Crawford dhe partnerit të saj, Rande Gerber.

Ramone, e cila më parë ka punuar për Christie's u martua me Wesley në 2019. Por këtë shtator, një përfaqësues i çiftit tha se ata kishin disa muaj që jetonin të ndarë. "Vendimi për t'u ndarë është i ndërsjellë dhe ka ndodhur pesë muaj më parë," tha përfaqësuesi për PEOPLE. Ndërsa, Pitt ka qenë i martuar dy herë  me Jennifer Aniston nga viti 2000 deri në 2005, më pas me Angelina Jolie nga 2014 në 2019. Pas ndarjes me Jolie ai u përfol për një lidhje  me Emily Ratajkowski pas ndarjes së saj nga producenti, Sebastian Bear McClard./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Grammy/Lista e plotë e nominimeve

Në shkurt të 2023 do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy”, më e rëndësishmja për artistët. Këngëtarë, kompozitorët dhe producentët do të shpërbl...

12:39

Aktorja e serialeve turke i jep fund martesës

Martesa e tyre zgjati vetëm 44 ditë. Bëhet fjalë për ish-çiftin Mert Aydın dhe Merve Bolugur të cilët zyrtarisht futen në listën e çifteve me martesën më të shk...

10:10

BimBimma: Unë e krijova labelin Pint

BimBimma ka qenë i ftuari i radhës në programin “Barber Shok”. Ai ka folur për jetën e tij private si dhe atë profesionale. Ndër të tjera, ai zbuloi se ka qe...

14:03

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI