Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Transport i emigrantëve të paligjshëm kundrejt fitimit, në pranga 18-vjeçari

Lapsi.al 16 November 2022
Transport i emigrantëve të paligjshëm kundrejt fitimit, në

Një 18-vjeçar, i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë emigrantëve të paligjshëm, është vënë në pranga në Kukës. Mësohet se disa javë më parë, u arrestua në flagrancë babai i 18-vjeçarit. Ai akuzohet se theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Po ashtu, babai i të arrestuarit të sotëm tentoi të korruptonte punonjësit e policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro.

“Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin tetor, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 53 vjeç (babai i 18-vjeçarit). Ai theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'. Ajo u caktua nga Gjykata, për veprën penale 'ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit'. Gjithashtu ai tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprimet procedurale për këtë rast”, sipas policisë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI