Flash

Taylor Swift bën histori në Grammy 2023

Lapsi.al 16 November 2022
Taylor Swift bën histori në Grammy 2023

Taylor Swift ka bërë së fundmi histori me nominimet për GRAMMY 2023.

Ajo është barazuar me Paul McCartney dhe Lionel Richie për më shumë nominime për këngën e vitit në Grammy. Akademia e Regjistrimit njoftoi të martën nominimet për çmimet e 65-të vjetore me këngëtaren që u nominua për katër kategori duke përfshirë Song of Year.

Nominimi e çon numrin e saj të përgjithshëm për këngën e vitit në gjashtë, njësoj si McCartney dhe Richie. Swift nuk e ka fituar kurrë çmimin, i cili u jepet kompozitorëve, ndërsa McCartney dhe Richie kanë fituar të dy nga një herë.

Artistja reagoi ndaj nominimit në Instagram Stories, duke shkruar; " All Too Well 10 është kënga për të cilën jam më krenare, nga çdo gjë që kam. Fakti që është nominuar për Kënga e Vitit në Grammy. Një çmim që nuk e kam fituar kurrë, që nderon shkrimin e këngëve është i rëndësishëm dhe surreal."

Në ceremoninë e këtij viti, Taylor është nominuar gjithashtu për këngën më të mirë të Country për "I Bet You Think About Me", Videoja më e mirë muzikore për All Too Well: The Short Film dhe Kënga më e mirë e shkruar për Visual Media për Carolina. Ky raund nominimesh e çon numrin e përgjithshëm të nominimeve të këngëtares gjatë karrierës së saj në 46. Ajo deri më tani ka fituar 11 çmime Grammy. Aktualisht mban më shumë çmime për albumin e vitit nga çdo artiste femër./Lapsi.al

Të këshilluara

Konfirmohet vazhdimi i Princess Diaries

Një film i tretë i Princess Diaries është në fazat e hershme të zhvillimit, ka treguar një burim i afërt me projektin. Anne Hathaway--e cila pati rolin e saj...

12:27

Bebe Rexha nominohet për Grammy

Tashmë janë publikuar edhe nominimet për “Grammy Awards 2023”. Mësohet se edhe këngëtarja Bebe Rexha është nominuar konkretisht në kategorinë “Kënga më e mirë ...

11:55

Shitet në ankand kitara e Kurt Cobain

Kitara e Kurt Cobain  të cilin ai e goditi në skenë gjatë turneut të parë të Nirvana, është shitur për rreth 500,000 dollarë në ankand. Cobain luajti Mustang...

16:20

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI