Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rikthehen alarmet për bømba në Shkup, evakuohen 7 shkolla

Lapsi.al 16 November 2022
Rikthehen alarmet për bømba në Shkup, evakuohen 7 shkolla

Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut janë 'rikthyer'. Sërish janë ngritur në këmbë autoritetet e sigurisë së këtij vendi. Mësohet se mëngjesin e së mërkurës 7 shkolla u evakuuan në Shkup. Kjo pasi u mor një alarmi për bombë që mbërriti në polici përmes një telefonate. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, denoncimet janë marrë rreth orës 09:30.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, shkruan Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI