Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama: Brenda mandatit do ta çojmë në 100% rritjen e pagave për mjekët

Lapsi.al 16 November 2022
Rama: Brenda mandatit do ta çojmë në 100% rritjen e pagave

Kryeministri Edi Rama, gjatë përurimit të spitalit të ri të Infektivit në QSUT, ka deklaruar se brenda mandatit, paga e mjekëve do të rritet, duke u shprehur se do ta çojnë në 100 %.

“Brenda këtij mandati ta çojmë në 100 për qind rritjen e pagës, në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos na ndodhë ndonjë katastrofë që të na detyrojë… ta spostojmë fondin. Nuk duhet lënë rast pa e shprehur respektin dhe mirënjohjen. Kjo godinë është shprehje e mirënjohjes. Çfarë u bë një histori e madhe suksesi për gjatë luftës me një armik të padukshëm, të mos mbetet thjesht një episod falë lidershipit të mjekëve me më shumë eksperiencë por edhe të trashëgohet te brezi më i ri si frymë e patjetërsueshme. Ky investim do të shërbeje për të krijuar një sens më të fortë skuadre që e tregoi veten në momentin më tragjik për vendin, në sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar…”, ka thënë Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI