Flash

Shpërdorim detyre në projektin e Durrësit

Lapsi.al 16 November 2022
Shpërdorim detyre në projektin e Durrësit

Ligji për “Investimet Strategjike në Shqipëri” përcakton shprehimisht që investitori strategjik duhet të dëshmojë 10% të kapaciteteve financiare për realizimin e projektit përmes bilanceve të shoqërisë që merr statusin strategjik, kreditimit nga institucione financiare vendase ose të huaja me besueshmëri të lartë, ose garantimit të 10% të investimit nga institucione financiare shqiptare ose të huaja me besueshmëri të lartë.

Kompania “EAGLE HILLS REAL ESTATE DEVELOPMENT” ka një kapital prej 10 mijë lekësh dhe nuk e përmbush kriterin për të pasur 210 milionë euro që përkon me 10% të vlerës së investimit. Po ashtu edhe në planin e biznesit, firma thotë se nuk mund të sigurojë më shumë se 160 milion euro investime në fazën e parë, ku 80 milion janë të sajat dhe 80 nga bankat. Prandaj fut në lojë një garantor.

Sot kemi dy dokumente të miratuara: një “Projekt-Marrëveshje Kuadër” e firmosur nga grupi negociator dhe e miratuar nga Këshilli i Ministrave ku garantor rezulton “NSHMI DEVELOPMENT LLC” dhe një Vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike që i jep këtë status kompanisë dhe njeh si garantor firmën “NSHMI DEVELOPMENT LLC”.

Po çfarë aktiviteti ka “NSHMI DEVELOPMENT LLC”? Është një kompani e cila merret me ndërtime dhe shit-blerjen e pasurive të patundshme në Dubai. Pra, nuk është institucion financiar dhe as bankë.

Atëherë si mundet që gjithë zinxhiri i grupit negociator me ekspertë dhe profesionistë të pavarur nga politika të rekomandojë statusin strategjik për këtë projekt në shkelje të ligjit? Nuk është shkelur as ndonjë VKM, apo vendim zbatues dhe të ketë hapësirë interpretimi. Ligji thotë qartë që garantori ose duhet të jetë bankë, ose institucion financiar. Nëse ka besueshmëri të lartë apo jo, kjo le vend për interpretim.

Si ka mundësi që një zinxhir i tërë i administratës publike në Agjencinë për Zhvillimin e Investimeve të rekomandojë dhënien e statusit strategjik për këtë projekt? Si mundet që Komiteti i Investimeve Strategjike i përbërë nga ministra të rëndësishëm, Avokati i Shtetit dhe me në krye kryeministrin ta konsiderojnë të ligjshëm statusin strategjik?

Po administrata e Këshillit të Ministrave mbi çfarë baze ligjore rekomandoi miratimin e “Projekt-Marrëveshjes Kuadër” dhe si ka mundësi që asnjë nga ministrat në mbledhje nuk e kapi këtë shkelje?

Nëse ka vullnet për hetime, vetëm te kjo pikë, më e pakta është “shpërdorim detyre”.

https://lapsi.al/2022/11/16/porti-i-alabaarit-gropat-qe-balluku-i-la-te-hapura/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI