Flash

Pas sulmit në Poloni, OKB kërkon shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

Lapsi.al 16 November 2022
Pas sulmit në Poloni, OKB kërkon shmangien e përshkallëzimit

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësim mbi raportet për një sulm të dyshuar raketor në Poloni. Ai bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë. Guterres tha se ishte shumë i shqetësuar nga raportet për shpërthimin e raketave në territorin polak.

"Është absolutisht thelbësore të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë”, tha zëvendësi i zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq, në një postim në Twitter.

Së paku dy persona u vranë të martën në sulmin e dyshuar me raketa në fshatin Përzevodov të Polonisë lindore. Ky fshat ndodhet pak kilometra larg kufirit me Ukrainën. Duke folur në emër të Guterresit, Haq tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Haq shtoi se shpreson që do të kryhet një hetim i plotë i kësaj ngjarjeje. MPJ-ja e Polonisë tha se raketat që ranë në territorin e këtij vendi, janë të prodhimit rus. Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi./REL/

Të këshilluara

Kreu i CIA viziton Kievin, takim me Zelenskyn

Drejtori i CIA-s Bill Burns udhëtoi për në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologët e tij të inteligjencës të martën, sipas ...

09:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46