Flash

Margot Robbie: "The Wolf of Wall Street", desh më shkatërroi karrierën

Lapsi.al 16 November 2022
Margot Robbie: "The Wolf of Wall Street", desh më shkatërroi

Margot Robbie ka folur së fundmi për pjesëmarrjen e saj në filmin e vitit 2013 "The Wolf of Wall Street". Në një intervistë për 'Vanity Fair', Margot rrëfeu se pas rolit si Naomi Lapaglia ajo pyeti veten në se donte të vazhdonte të aktronte.

"Diçka po ndodhte në ato faza të hershme dhe gjithçka ishte shumë e tmerrshme," kujtoi Robbie. "Dhe mbaj mend që i thashë mamasë sime: "Nuk mendoj se dua ta bëj këtë", dhe ajo thjesht më shikoi dhe tha: "E dashur, mendoj se është tepër vonë për tu kthyer pas". Atëhere kuptova se e vetmja rrugë ishte përpara”, vazhdoi aktorja.

Ajo preku edhe përfshirjen e familjes së saj në famën e shpejtë. "Nëse mamaja ime vdes në një aksident me makinë sepse doje një foto timen duke shkuar në dyqan ushqimor, ose e rrëzon nipin tim nga një biçikletë - për çfarë? Për një foto? Është e rrezikshme. Por, ende çuditërisht asgjë nuk duket sikur ndryshon." shpjegoi ajo.

Margot vazhdoi karrierën e saj të aktrimit pas "The Wolf of Wall Street". Disa filma të tjerë ku ajo ka qenë ndër vite janë "Whisky Tango Foxtrot", "The Legend of Tarzan", "I, Tonya" dhe "Mary Queen of Scots". Aktorja portretizoi gjithashtu Harley Quinn në "Suicide Squad", "Birds of Pray" dhe filmin e vitit 2021 "The Suicide Squad". Disa nga projektet e ardhshme të saj janë "Babylon"dhe filmi "Barbie" me Ryan Gosling./Lapsi.al

Marrë nga: Fox News

Të këshilluara

Taylor Swift bën histori në Grammy 2023

Taylor Swift ka bërë së fundmi histori me nominimet për GRAMMY 2023. Ajo është barazuar me Paul McCartney dhe Lionel Richie për më shumë nominime për këngën ...

13:07

Konfirmohet vazhdimi i Princess Diaries

Një film i tretë i Princess Diaries është në fazat e hershme të zhvillimit, ka treguar një burim i afërt me projektin. Anne Hathaway--e cila pati rolin e saj...

12:27

Bebe Rexha nominohet për Grammy

Tashmë janë publikuar edhe nominimet për “Grammy Awards 2023”. Mësohet se edhe këngëtarja Bebe Rexha është nominuar konkretisht në kategorinë “Kënga më e mirë ...

11:55

Shitet në ankand kitara e Kurt Cobain

Kitara e Kurt Cobain  të cilin ai e goditi në skenë gjatë turneut të parë të Nirvana, është shitur për rreth 500,000 dollarë në ankand. Cobain luajti Mustang...

16:20

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI