Flash

Inceneratorët, Kryemadhi kunjë burrit prokuror të Ermonela Felajt!

Lapsi.al 16 November 2022
Inceneratorët, Kryemadhi kunjë burrit prokuror të Ermonela

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u pyet gjatë emisionit Open mbi materialet që ka publikuar në lidhje me aferën e inceneratorëve. Sipas saj çështja do të zbardhet plotësisht vetëm nëse prokurorët ndjekin se ku kanë shkuar paratë.

Ajo sqaroi se dosjen e inceneratorëve nuk e ka marrë në Prokurori, pasi nëse do e kishte marrë atje, i bie t’ja kishte dhënë burri deputetes dhe nënkryetares së Parlamentit, Ermonela Felaj.

“Nuk është ndonjë gjë e këndshme që të shohësh kolegët e tu në Parlament, t’i shohësh brenda në burg. Çështjet e denoncimit që kemi pasur për kompanitë e Elbasanit, ajo që duhet të themi është se shumë gjëra lidhen me njëra-tjetrën. Për inceneratorin e Tiranës janë mjaftuar vetëm me versionin e Veliajt… Zakonisht marrëdhënia e avokatit me të pandehurin duhet të jetë shumë e sinqertë. Zoti Bllako ju gënjen lidhur me shefin e kabinetit. Marrëdhëniet e tij fizike janë ndërprerë që nga 1 tetori me Presidencën. Ndërkohë babai i Alqi Bllakos ka filluar nga nëntori në janar të 2020 të paguhet. E dyta, Bllako ja bëri shumë të thjeshtë hyrjen në burg edhe Lefter Kokës. Unë vijoj ta them dhe jam e bindur se Bllako dhe Koka janë hallka e fundit dhe janë borderoja e skemës së inceneratorëve. Parrulla për mua është shumë e thjeshtë për të gjithë juristët. Ndiq Paratë! Paraja ra në gjurmët e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos në fillim dhe më pas në kompanitë e tjera. Dosjen nuk ma ka dhënë Prokuroria sepse i bie të ma ketë dhënë burri i Ermonela Felajt pastaj. Unë dua të theksoj se përsa i përket 3 kallëzimeve penale unë jam gati nëse kam bërë diçka të pasaktë, të përballem me drejtësinë për shpifje. Unë mendoj që avokati të mos vazhdojë të debatojë më me mua për këtë gjë dhe po të dojë po ja dërgoj edhe shkresën e shkëputjes së marrëdhënieve financiare me Presidencën”, u shpreh Kryemadhi.

https://lapsi.al/2022/11/16/si-i-devijoi-spak-shkeljet-tek-inceneratori-i-tiranes/

Të këshilluara

Shpërdorim detyre në projektin e Durrësit

Ligji për “Investimet Strategjike në Shqipëri” përcakton shprehimisht që investitori strategjik duhet të dëshmojë 10% të kapaciteteve financiare për realizimin ...

20:51

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI