Flash

Erdogan kërcënon Greqinë: Avionët dhe armët nuk do të jenë të dobishme për ju

Lapsi.al 16 November 2022
Erdogan kërcënon Greqinë: Avionët dhe armët nuk do

Rexhep Tajip Erdogan bëri deklarata të reja nxitëse për Greqinë në konferencën për shtyp që dha nga samiti i G20 ku po merr pjesë.

I pyetur për marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë dhe nëse kjo është diskutuar në takimin me presidentin amerikan Joe Biden , Erdogan u përgjigj se “Greqia nuk i njeh kufijtë e saj. Tani jemi fqinjë. Mos u ngatërroni me ne.”

“Në Greqi ka 2-3 emra që nuk rrinë të qetë, vazhdimisht bëjnë deklarata të tilla, vazhdimisht thonë fjalë të tilla, nuk i dinë kufijtë”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk në fakt e ka përsëritur kërcënimin e tij me shprehjen “mund të vijmë papritur një natë” duke shtuar se “këto janë fjalë të mira për mua”.

Rexhep Tajip Erdogan iu referua edhe çështjes së ishujve të Egjeut lindor duke thënë “armatosni sa të doni, asnjë nga këto nuk do t’ju sjellë dobi”.

“Turqia është këtu, ju do ta dini vendin tuaj. Nëse lexoni historinë dhe të kaluarën, do ta shihni. Të gjithë avionët dhe armët që vijnë nuk do të jenë të dobishme”, tha presidenti turk.

Presidenti turk u pyet edhe për reagimin e Greqisë në lidhje me vendimin e Organizatës së Shteteve Turke për t’i dhënë statusin e vëzhguesit pseudoshtetit turk qipriot dhe ai u përgjigj:

“Vendimi i marrë ishte i ligjshëm. Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt dhe të asnjë vendi. Ne do t’u japim përgjigjen e nevojshme atyre vendeve që i qasen çështjes negativisht.”

Të këshilluara

Kreu i CIA viziton Kievin, takim me Zelenskyn

Drejtori i CIA-s Bill Burns udhëtoi për në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologët e tij të inteligjencës të martën, sipas ...

09:23

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI