Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Berisha: Shkatërrohet porti shekullor, plaçkitet një pronë publike me vlerë 3 miliardë euro

Lapsi.al 16 November 2022
Berisha: Shkatërrohet porti shekullor, plaçkitet një pronë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së këtë të mërkurë. Nga kjo mbledhje kryedemokrati ka përsëritur edhe njëherë akuzat për projektin e portit të Durrësit. Këtë herë, Berisha e ka quajtur atë si plaçkitjen më të madhe në histori të Shqipërisë së pronës publike.

"I gjithë përqendrimi ynë duhej të ishte te buxheti, që përbën normalisht procesin, problemin më kryesor vjetor të një vendi normal. Por kur konstaton se, me një ligj superurgjence, vidhen dy buxhete. Kemi të bëjmë në total me shumë miliardë plaçkitje dhe grabitje, kemi të bëjmë me grabitje. Vjedhje nga Edi Rama dhe enturazhi i tij më të madhen e këtij vendi të pronës publike.

E tërë historia e Shqipërisë nuk ka regjistruar një plaçkitje të tillë të një prone publike. Vlera e të cilës është të paktën 3 miliardë euro. Historia e vendit, as e Europës, nuk ka një qeveritar apo kryeministër që të ketë lejuar vetes me sipërmarrjen e tij, të plaçkisë, të përvetësojë 1 milion metër katror truall i çmimit më të lartë.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI