Flash

Bebe Rexha nominohet për Grammy

Lapsi.al 16 November 2022
Bebe Rexha nominohet për Grammy

Tashmë janë publikuar edhe nominimet për “Grammy Awards 2023”.

Mësohet se edhe këngëtarja Bebe Rexha është nominuar konkretisht në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta-n.

Mirëpo, ajo nuk ka mbajtur dot gëzimin.

Bebe ka postuar një video ku shfaqet e lumtur dhe hidhet përpjetë nga gëzimi kur merr vesh lajmin e mirë për të.

“Le të shkojmë” thotë ajo në video.

Bebe Rexha është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun shqiptar por edhe atë ndërkombëtar. Mirëpo, shpeshherë ajo kritikohet për peshën e saj trupore ku përballet me lum komentesh në rrjete sociale.

Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi edhe problemin shëndetësor që ka. Artistja me famë botërore ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.

Për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter.

Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.

Më herët, këngëtarja ka folur për peshën e saj trupore.

Të këshilluara

Shitet në ankand kitara e Kurt Cobain

Kitara e Kurt Cobain  të cilin ai e goditi në skenë gjatë turneut të parë të Nirvana, është shitur për rreth 500,000 dollarë në ankand. Cobain luajti Mustang...

16:20

Regina Hall, prezantuese në Oscars 2023

Regina Hall ka zbuluar së fundmi se do të bashkëprezantojë me Jimmi Kimmel , Oscars 2023. Aktorja zbuloi lajmin për Entertainment Tonight dhe foli rreth ngjarje...

13:46

Ndahet nga jeta aktori John Aniston

Aktori John Aniston është ndarë nga jeta në moshën 89 vjecare. John, i cili ishte gjithashtu babai i Jennifer Aniston, ishte më i njohur për portretizimin e Vic...

12:57

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI