Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Banorët e Bërxullës në protestë përpara kryeministrisë: I mbrojmë pronat me gjak

Lapsi.al 16 November 2022
Banorët e Bërxullës në protestë përpara

Banorët e Bërxullës, të cilët preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar dhe nuk kanë marrë ende shpronësimet e banesave, kanë dalë të protestojnë. Mëngjesin e kësaj të mërkure ata janë vendosur para kryeministrisë. Banorët thonë se nuk mund t’i nxjerrin nga pronat se kanë derdhur gjak për t’i ndërtuar.

“Në do t‘i qëndrojmë pronës tonë deri në momentin e fundit. Edi Ramës do ti jap dorën dhe për një shkollë që ka ndërtuar në Bërxullë dhe pse ka problemet e veta se s’ka energji elektrike. Kemi një kryeplak që nuk është mashtruar me asnjë lek. Dhe sikur të më japin milionat, nuk e shes shtëpinë se kam derdhur gjak. I jap dorën Edi Ramës, por jo të na zaptojnë pronën. Kam hapur dhe fabrikë, kam punësuar komshinjtë e mi”, tha një prej banorëve.

“Ai që po bën punimet ka thënë që do merrni shpronësimin e qeverisë dhe do ju jap shtesë 2 milionë lekë. Po kush e jep pronën për 6 milionë lekë? Kemi shkuar në të gjithë institucionet përkatse dhe na kanë sjellë përgjigje që nuk kanë asnjë njoftim për këtë projekt. Se kuptoj si kanë filluar punimet. Normalisht qeveria është në dijeni se nuk mund të vijnë. Sikur nami të bëhet nuk i lëmë shtëpitë. Të vijnë të bisedojnë me ne. Preken 50 banesa dhe 30 hektarë në total. Ne do e ngremë zërin tonë, kjo betejë do jetë shumë e fortë. Me gjak do e mbrojmë. Është djersa e prindërve të mi. Dhe unë e kam derdhur djersën time. Prona është pasuri dhe nuk lëshohet”, u shpreh një tjetër.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI