Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Akuzat për portin e Durrësit/ Balluku-opozitës: Po prishni imazhin e Shqipërisë

Lapsi.al 16 November 2022
Akuzat për portin e Durrësit/ Balluku-opozitës: Po prishni

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku i ka cilësuar si dhunë psikologjike akuzat e opozitës për portin e Durrësit dhe investitorit, Muhamed Alabbar. Në fjalën e saj në prezantimin e nisur në Kuvend, ministrja kërkoi nga deputetët që të mos akuzonin siç bënë në komisionet e djeshme. Balluku ka shtuar se opozita po prish kështu imazhin e vendit.

Fjala e Ballukut:

Po kontribuoni jo mirë në imazhin e Shqipërisë. Është e tmerrshme që të përballemi me këtë situatë sot. Alabbar po baltoset sikur të ishte një nga rreshtat e zakonshëm ku ju jeni mësuar të hidhni baltë. Komponentët financiare, 130 hektarë është sipërfaqja në skenarin minimal dhe 200 hektarë në atë maksimal. Hotelet do jenë me 5 dhe 4 yje.

Sipërfaqja për tu përdorur nga bizneset është pjesë e planit. 12 mijë të punësuar përgjatë gjithë fazave të projektit, ka hapësira të hapura në dispozicion të publiku. Është projekt i ngritur mbi hapësirë publike, mbi bazën e aksesit të çdo qytetari. Nëse shkojmë sot në Portin e Durrësit askush s’mund të thotë se mund të bëhet plazh. Ky projekt do rregullojë ujin e detit për të pushuar njerëzit e për t’u larë. Do pozicionohen jahtet. Jahtet shkojnë sipas madhësisë. Nëse në një port vendosen nga ato të thjeshtit deri tek super jahtet, kjo do e rendisë Shqipërinë në mbajtësen më të madhe të marinës detare në rajon.

Duke pasur një kalendar shumë të qartë të punimeve deri në momentin e operimit, ne parashikojmë të zgjasin diku te 7 vjet. Në të dyja fazat parashikohet të shkojë deri në 20 vite. Ndikimi ekonomik është direkt dhe indirekt. Do ndikojë në zhvillimin e zonës. Impakti direkt përfshin 12 mijë punëmarrësit...Të pyesësh për gjurmën e Alabar në projekte realisht as ju nuk e besoni por ua do detyra ta bëni. Me marrëveshjen nuk shitet asnjë aset i portit, mbeten të shtetit. Trualli përbëhet në masën 70% tokë e pazhvilluar dhe pa aktivitet ekonomik e pa funksion në mirëmbajtjen e portit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI