Flash

Zyrtari amerikan: Raketat ruse kalojnë mbi Poloni, vriten 2 persona

Lapsi.al 15 November 2022
Zyrtari amerikan: Raketat ruse kalojnë mbi Poloni, vriten 2 persona

Një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan njoftoi se raketa ruse kanë kaluar mbi Poloni, një vend anëtar i NATO-s, duke vrarë dy persona.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por tha se udhëheqësit e lartë të vendit po mbanin një takim urgjent për shkak të asaj që ai e cilësoi një ‘situate krize’.

Mediat polake raportuan se dy persona humbën jetën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën. Zona përdorej për tharjen e grurit.

Me herët të martën Rusia goditi disa objekte energjetike të Ukrainës në sulmin më të madh me raketave deri më tani, duke goditur objektiva nga lindja në perëndim dhe duke shkaktuar ndërprerje në masë të energjisë elektrike. Në një reagim të tij Presidenti Volodymr Zelenskyy tha se “vendi i tij do t'i mbijetojë çdo gjëje".

Një zyrtar tha se sulmet prekën edhe Moldavinë fqinje ku u raportuan ndërprerje masive të energjisë për shkak të daljes nga funksioni të linjës kryesore të energjisë që furnizon vendin e vogël.

Sipas Kievit, Rusia lëshoi të paktën 85 raketa, shumica e të cilave goditën infrastrukturën energjetike të Ukrainës duke lënë shumë qytete pa energji elektrike./ VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46