Flash

VIDEO/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve, fluturojnë mikrofonat

Lapsi.al 15 November 2022
VIDEO/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve, fluturojnë mikrofonat

Debate të ashpra në Komisionin Kuvendor të Ligjeve. Me vetëm votat e mazhorancës është miratuar marrëveshja për projektin e portit të ri të Durrësit. Drafti u fut me procedurë të përshpejtuar.

Mbledhja që zgjati rreth 5 orë u ndërpre disa herë për shkak të tensioneve. Në fund, kryetarja e Komisionit të Ligjeve e kaloi për votim, por kjo ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës.

Në pamje duket Gazmend Bardhi që i flak tutje mikrofonin deputetes socialiste. Me debate u miratua kjo marrëveshje edhe në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. ©LAPSI.al

REPLIKAT

Bushka: Shteti nuk do të nxjerrë asnjë para nga buxheti për këtë projekt.

Bardhi: Gënjeshtra e vetme është e juaja.

Bushka: Përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, nuk po i jepet zhvilluesit të huaj, por një shoqërie të përbashkët mes investitorit të huaj dhe një shoqërie 100% shqiptare.

Bardhi: Po japim 630 milionë euro dhe marrim mbrapsht 280 milionë euro.

Bushka: Sigurisht në këtë shoqëri, shteti ka 33%. Shteti shqiptar në këtë marrëveshje futet pa dhënë asnjë para.

Bardhi: Si asnjë para? Pronat kujt të janë. Si gënjen kështu. Prona publike nuk ka vlerë kështu.

Bushka: Shteti shqiptar nuk ka gjetur një bamirës, sepse kështu do Bardhi dhe Alibeaj. Po të bënim diskutim serioz, do ju jepja të drejtë ju.

Bardhi: Diskutim jo serioz është ky që bën ti. Përjashtimin nga taksa e bën shoqërisë së përbashkët shtet-privat që do realizojë projektin.

Bushka: Kompania do investojë në Shqipëri 2.1 miliardë euro për të bërë një zonë turistike.

Bardhi: Nuk do i investojë ai, mos gënje. Nuk do i investojë ai. Do i investojnë njerëz ku Edi Rama dhe banda në pushtet ka fshehur lekët e korrupsionit. Gjeje ku do i investojë 2.1 miliardë euro. Gjeje në marrëveshje.

Bushka: Zoti Bardhi mos më ndërpre. Ju folët, tani e kam unë radhën. Tokën ia japim në pronësi? Më gjeni një rresht ku thuhet se tokën e japim në pronësi. Ne e japim në përdorim.

LEXO EDHE: Agron Shehaj nxjerr dokumentin: Kush fshihet pas investimit tek Porti i Durrësit

Të këshilluara

Dënohet poetja Mimoza Ahmeti, reagon Rama

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga gjykata me 40 orë punë në shërbim të komunitetit. Ajo u akuzua nga prokuroria 1 vit më parë për ndërtim pa leje. Pasi tërm...

20:29

Tiranë, 45-vjeçari rreh gruan dhe kunatën

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe kunatës së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se ...

18:45

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI