Flash

Ulje temperaturash dhe vranësira thuajse në të gjithë territorin

Lapsi.al 15 November 2022
Ulje temperaturash dhe vranësira thuajse në të gjithë

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta vranësira, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet që vranësirat të shtohen në një pjesë të mirë të Shqipërisë. Pritet që në zonat Jugore dhe Qëndrore vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për shira të pakët.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike e gjithë Kosova për gjatë gjithë ditës. Pritet që paraditja të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat të shtohen përkohësisht.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore të MV. Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në MV, por nuk do të mund të gjenerojnë shira.

Rajoni dhe Europa

Lindja e kontinentit dhe pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit paraqiten me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Qëndra e kontinentit pritet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira të dendura dhe reshje të shumta shiu do të jetë Europa Veriore.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI