Flash

U kapën me 187 kg køkainë, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Lapsi.al 15 November 2022
U kapën me 187 kg køkainë, shkatërrohet banda

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizimi kriminal i përbërë nga trafikantë italianë e shqiptarë. Drøga e trafikuar prej 187 kg køkainë do t'i sillte këtij grupi kriminal një fitim tregu mbi 5 milionë euro.

Droga e mbërritur në portin e Vado Ligure, ishte fshehur brenda një kontajneri. Qëllimi ishte për ta trafikuar më pas në të gjithë Italinë.

Me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e të organizimit kriminal, autoritetet italiane të Guardia di Finanzës së Savonës kanë ekzekutuar 4 urdhër ndalimi. 3 nën masë ndalimi me burg e 1 person i katërt nën ndalimin e banimit në territorin savonez. Raportohet se një pjesë e grupit kriminal ishin shqiptarë.

Janë kryer gjithashtu 6 kontrolle banesash.

Hetimet e Prokurorisë së Savonës i përkasin viteve 2020-2021 e nisën pas arrestimit të 5 personave me sasi kokaine e hashashi, e qënë pikënisja e këtij operacioni. Gjatë fazës investigative janë sekeustruar 18 kg hashash e 500 gramë kokainë.

Baza e këtij grupi kriminal ishte qyteti i Savonës, por aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në pjesën veri -perëndimore të Italisë e me klientë në të gjithë territorin e vendit.

Të arrestuarit janë transferuar në burgun e Genovas e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Lexo më tej: Zyrtare/ Popullsia e botës arrin në 8 miliardë 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI