Flash

Shuhen të gjithë konfliktet mes Pique dhe Shakira

Lapsi.al 15 November 2022
Shuhen të gjithë konfliktet mes Pique dhe Shakira

Ylli i muzikës Shakira dhe ish-partneri i saj, Gerard Pique tashmë kanë arritur në një tjetër marrëveshje së bashku. Dyshja kanë vendosur që të shesin rezidencën e tyre me vlerë 13.6 milionë euro.

Kjo dakordësi mes tyre erdhi pas marrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve.

Mirëpo ende Shakira po jeton në rezidencë së bashku me fëmijët. Banesa gjigande është disakatëshe dhe ka gjithashtu edhe një fushë tenisi si dhe një fushë të vogël për të luajtur futboll.

Në ndarjen e bujshme të Gerard Pique-s dhe Shakirës familjarët e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë të heshtur për një kohë të gjatë.

Mirëpo pas disa deklaratave të mamasë së këngëtares kolumbiane, radhën e kanë prindërit e ish-futbollistit. Këta të fundit kanë thyer theshtjen mbi ndarjen e djalit të tyre.Sipas tyre gjëja e vetme që Pique ka nevojë tani është paqe.

“Ai po largohet nga Barcelona tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Ai duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakira-n”, thanë prindërit e Piques, sipas “mamarazzi”, Lorena Vazquez.

Në ndryshim nga prindërit e Gerard-it, të cilët tingëllojnë më të ftohtë, më herët Nidia del Carmen Ripoll, mamaja e Shakirës ka folur me konsideratë të lartë për ish-dhëndrin e saj.

Teksa ndodhej jashtë spitalit “Teknon-Quiron” në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane, ajo është shprehur se Gerard Pique i ka telefonuar disa herë për t’u interesuar për shëndetin e babait të Shakirës.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori John Aniston

Aktori John Aniston është ndarë nga jeta në moshën 89 vjecare. John, i cili ishte gjithashtu babai i Jennifer Aniston, ishte më i njohur për portretizimin e Vic...

12:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI